Zhvillimi i qëndrueshëm, “pa buxhet” - KLSH: Axhenda 2030, fondet për arritjen e objektivave duhet të përcaktohen saktë

I gjithë kuadri i politikave ekzistuese të vendit tonë nuk mundëson harmonizimin e plotë me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, ndërkohë që buxhetet e planifikuara për arritjen e tyre nuk mund të identifikohen qartë”.
Këto janë 2 prej përfundimeve në raportin e auditimit me temë “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që shton se kjo situatë vështirëson punën e institucioneve përgjegjëse për monitorimin, ndjekjen, arritjen dhe raportimin lidhur me këto objektiva. Pjesë e auditimit ishin disa institucione e më konkretisht: Kryeministria, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Teksa i referohet praktikave ndërkombëtare, sipas KLSH-së, një buxhetim më i mirë në kontekstin e Agjendës 2030 do të thotë që kjo lidhje duhet të jetë e qartë, çka do të mundësonte përcaktimin në mënyrë më të saktë të fondeve të shpenzuara dhe nevojat për të ardhmen. Gjithashtu, kjo do të mundësonte monitorimin dhe raportimin mbi fondet e angazhuara dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për përmirësim.
17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm demonstrojnë nivelin dhe ambicien e Axhendës 2030, duke kërkuar të drejta të barabarta për të gjithë, fuqizuar e grave dhe vajzave si dhe integruar në mënyrë të pandashme një balancë midis tre dimensioneve të zhvillimit të qëndrueshëm, atij ekonomik, social dhe mjedisor.
Në shtator 2015, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, qeveria e Shqipërisë, së bashku me 192 vendet anëtare të OKB-së, është angazhuar për zbatimin e Axhendës 2015-2030 për zhvillim të qëndrueshëm, nëpërmjet miratimit të deklaratës së përbashkët.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Spital i autorizuar” për shitjen e mishit në BE? - Qeveria zbulon arsyen pse nuk eksportohen produktet shtazore
Eksportet shqiptare të produkteve shtazore janë ende në nivele të ulëta duke mos qenë në të njëjtën linjë me tregtinë e produkteve bujqësore në rajon dhe ne......

Kuzhinieri britanik ndan fitimet me personelin - Tom Kerridge paguan dhe për palestrën e tyre
Restorantet në botë vazhdojnë të përballen me mungesë personeli duke filluar nga kamarierët, por dhe në këtë sektor ka përjashtim. Thomas Kerridge, shef......

Turizmi dentar “lulëzon” në informalitet - Mungojnë statistika, shteti nuk mbështet sektorët fitimprurës
Si një nga degët më të rëndësishme të turizmit, në Shqipëri mungojnë strategjitë e mirëfillta nga institucionet respektive për të promovuar turizmin dentar.......

Qeveria greke jep grante 1 miliard euro - Paratë do të shpërndahen për bizneset e vogla dhe të mesme
Në Greqi, nismat e para në ndihmë të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme pritet të shpallen përmes programit të Konkurrueshmërisë së Kuadrit Kombëtar të......

Qiradhënësit e avionëve, përballë tregjeve në rrezik - 10 miliardë dollarë dëme pas humbjes së 400 avionëve në Rusi
Kompanitë e dhënies me qira të avionëve, të cilat zotërojnë shumicën e avionëve të pasagjerëve në botë, përballen me një ekuilibër të ndërlikuar midis......

Shoferët e "vjetër", më të papërgjegjshëm se të rinjtë - Ata me mbi 9 vjet patentë shkaktojnë 2 herë më shumë aksidente se ata me 0-3 vjet eksperiencë
Përgjatë vitit 2021 janë regjistruar 1,376 aksidente rrugore nga të cilat kanë rezultuar 1,860 persona të përfshirë në aksidente. Në 84,7% të rasteve,......

Polonia, 1 miliard dollarë ndihma për familjet - Objektivi është frenimi i rritjes së faturave energjetike për ngrohjen
Masat e propozuara për të ndihmuar familjet polake të përballen me rritjen e faturave të ngrohjes do të kushtojnë 1.04 miliardë dollarë, sipas një......

“Alphabet” pushon nga puna 12 mijë persona - Punonjësit u lajmëruan me e-mail. Do të marrin pagat e 4 muajve
Shoqëria mëmë e Google, Alphabet, konfirmoi shkurtimin e personelit me 12 mijë persona, me anë të një e-maili. Administratori i përgjithshëm Sunbdar Pichai......