Shqipëria Postuar më 21 Janar 2023, 10:28

“Spital i autorizuar” për shitjen e mishit në BE? - Qeveria zbulon arsyen pse nuk eksportohen produktet shtazore

Nga SCAN TV
“Spital i autorizuar” për shitjen e mishit në BE? -

Eksportet shqiptare të produkteve shtazore janë ende në nivele të ulëta duke mos qenë në të njëjtën linjë me tregtinë e produkteve bujqësore në rajon dhe ne Europë. Në draftin e hartuar nga qeveria mbi reformat ekonomike 2023-2025, konstatohet se kjo ndodh për faktin se për eksportimin e produkteve të tilla në BE, është e nevojshme që të jetë një “spital i autorizuar” sipas kërkesave të BE-së.

Sipas dokumentit, për të zgjeruar potencialin e eksportit të llojeve të ndryshme të produkteve te palët e CEFTA-s, është në fokus hartimi i një kuadri për ndërmarrjet në sektorët e autorizuar për tregti ndërmjet palëve të CEFTA-s dhe rregulla të harmonizuara për certifikatat veterinare për produktet e konsumit njerëzor, gjë që është pilotuar për mjaltin dhe produktet e bletarisë, si dhe unifikimin e kërkesave dhe certifikatave veterinare.

Po ashtu në dokument theksohet se eksportuesit shqiptarë po përballen me çështje të vlerësimit të konformitetit në tregun e rajonit, për shkak të nevojës për të përmbushur kërkesat shtesë të dokumentacionit dhe markimit, edhe pse produktet e eksportuara kanë markimin CE.

Në këtë drejtim, në dokument nënvizohet se, në kuadër të CRM-së, po punohet në fushën e infrastrukturës së cilësisë, veçanërisht në hartimin e një kuadri për njohjen e rezultateve të vlerësimit të konformitetit të produkteve industriale ndërmjet palëve të CEFTA-s.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat