Europa Postuar më 21 Janar 2023, 10:19

Polonia, 1 miliard dollarë ndihma për familjet - Objektivi është frenimi i rritjes së faturave energjetike për ngrohjen

Nga SCAN TV
Polonia, 1 miliard dollarë ndihma për familjet - Objektivi

Masat e propozuara për të ndihmuar familjet polake të përballen me rritjen e faturave të ngrohjes do të kushtojnë 1.04 miliardë dollarë, sipas një projektligji.

Varshava është zotuar të kufizojë rritjen e çmimeve për ngrohjen në 40%, pasi ndikimi i luftës në Ukrainë po ndikon shumë tek votuesit në prag të zgjedhjeve të këtij viti.

Kryeministri i vendit Moraviecki në një letër bashkangjitur draftit u shpreh se këshilli i ministrave pranoi se projekti është urgjent pasi institucionet e shërbimit publik të familjeve duhet të përfitojnë menjëherë nga mbështetja në formën e tarifave të reduktuara të ngrohjes në një moment të rritjes së çmimeve të karburantit.

Sipas projektligjit, nëse çmimet në një sistem ngrohjeje qendrore rriten me më shumë se 40% krahasuar me çmimet e 30 shtatorit 2022, kompanitë e energjisë do të marrin kompensim, kështu që kjo nuk do t'u kalohet konsumatorëve.

Nëse projekti kthehet në ligj, do të financohet duke përdorur para nga një fond i krijuar për të ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia COVID-19. Paratë në këtë fond janë mbledhur duke përdorur bono të emetuara nga fondi shtetëror PFR dhe banka shtetërore e zhvillimit BGK. Polonia ishte zotuar në vitin 2022 të kufizonte rritjen e faturave të ngrohjes në 40%, por disa konsumatorë kanë marrë fatura me rritje çmimesh mbi 100%.

Dorina Kurtaj /SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat