Bëhet më e vështirë të marrësh kredi! - Raporti i BSH, shtohet shtrëngimi i huadhënies nga bankat për individët e biznesin

Standardet e kreditimit vijuan të shtrëngohen edhe në tremujorin e fundit të vitit 2022. Raporti I sapo publikuar nga Banka e Shqipërisë për këtë periudhë vëren se shtrëngimi është rritur si për individët, ashtu edhe për bizneset.
Faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset lidheshin kryesisht me perceptimin e rrezikut nga ana e bankave. Më konkretisht, rreziku i perceptuar nga aftësia paguese e kredimarrësit, nga situata aktuale ekonomike në vend dhe perspektiva për të, si edhe rreziku mbi kolateralin e kërkuar sollën shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset.
Banka Qendrore parashikon që në tremujorin e parë të vitit 2023, standardet e kreditimit priten të mbeten thuajse të pandryshuara, në të dyja segmentet e qëllimit të përdorimit të kredisë. Në terma të madhësisë së biznesit, standardet priten të jenë të shtrënguara për biznesin e vogël e të mesëm, ndërkohë që të mbeten thuajse të pandryshuara për biznesin e madh.
Sipas vrojtimit, bankat tregtare janë shprehur se rritja e shpejtë e normave të interesit për instrumentet që shërbejnë në indeksimin e kredive të dhëna për bizneset, I kanë shtyrë këto institucione të lehtësojnë kushtet e tjera të kreditimit, në mënyrë që të “kompensojnë” për efektin e rritjes së normave të interest të kredive.
Ndërkohë, vërehet rritje e kërkesës për kredi nga bizneset, sidomos tea to të mëdha. Elementi kryesor që solli rritjen e kërkesës për kredi nga bizneset, në gjykimin e bankave, ishte nevoja më e lartë për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues.
Banka e Shqipërisë parashikon se kërkesa për kredi e bizneseve pritet të bjerë në tremujorin e parë të vitit 2023, kryesisht në sajë të tkurrjes së pritur të kredisë për qëllime investimi. Kredia në mbulimin e nevojave për likuiditet pritet të jetë e lartë edhe në tremujorin e parë të vitit 2023.
Nga ana tjetër, standardet e kreditimit për individët vijuan shtrëngimin në tremujorin e katërt të vitit 2022. Shtrëngimi u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore.
Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për individët ishte pasojë e perceptimit të rrezikut nga bankat lidhur me situatën makroekonomike në vend e perspektivën për të; zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave; aftësinë paguese të kredimarrësit; si edhe me kolateralin e kërkuar. Po ashtu, factor tjetër që ndikoi në shtrëngimin e standardeve të kreditimit ishte edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut. Shtimi i konkurrencës në sistem bankar u raportua si faktor me ndikim pozitiv në standardet e kreditimit për tremujorin e katërt.
Kërkesa e individëve për kredi u perceptua më e ulët në tremujorin e fundit, si për kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe për ato konsumatore. Ndikimin kryesor në rënien e kërkesës për kredi në tremujorin e katërt të vitit 2022, sipas gjykimit të bankave, e kanë dhënë niveli i përgjithshëm i normave të interesit; zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave; besimi konsumator; si edhe kreditë nga bankat e tjera. Në tremujorin e parë të vitit 2023, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë sërish në rënie, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

“Dializa, 3.5 mln euro për seanca të pakryera” - Koncesioni, raporti: Abuzimet me buxhetin, pak investime në raport me të ardhurat
Koncesioni i Dializës ka përfituar rreth 412 milionë lekë apo rreth 3.5 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit për seanca që nuk janë kryer”. Kjo është një......

Qindra ankesa për kompanitë telefonike - Rritën tarifat, ulën shërbimet!
Qytetarë të rastësishëm të pyetur nga Tv Scan raportojnë se ankesat i depozitojnë pranë punonjësve të kompanive përkatëse. Autoriteti i Komunikimeve......

E vërteta se pse Bill Gates vazhdon të blejë kaq shumë tokë bujqësore!
Bill Gates nuk mund të bëjë asgjë pa tërhequr vëmendjen konspirative të përdoruesve të internetit. Një nga teoritë më shumëngjyrëshe ka të bëjë me interesin e......

Hoteli me një kufi ndërkombëtar që kalon nëpër dhomat e gjumit!
La Cure, është një fshat i vogël i vendosur në majë të maleve me pyje të dendur Jura, që ndajnë Francën dhe Zvicrën. I ndërtuar në stilin fshatar që është......

Si personi i dytë më i pasur i Azisë ka humbur mbi 90% të pasurisë së tij?!
Vitet e fundit nuk kanë qenë të shkëlqyera për super të pasurit në Kinë, veçanërisht ata që e ndërtuan pasurinë e tyre në tregun dikur të nxehtë të pronave të......

Italia ndalon skuterët elektrikë shumë të shpejtë - Ndryshimet në ligj, nuk do të lejohet shpejtësia mbi 20 km/h
Në Itali nuk do të lejohet më shitja e skuterave që mund të arrijnë një shpejtësi mbi 20 km/orë. Ideja po përpunohet nga ministri i Infrastrukturës, Matteo......

“Recesioni nën kontroll, por inflacioni ende i lartë” - Lagarde: Jemi të vendosur që të veprojmë deri sa të jetë e nevojshme
Kontraktimi i ekonomisë së zonës euro do të jetë me shumë mundësi nën kontroll. Ishte kjo deklarata e presidentes së Bankës Qendrore Europiane, Christine......

Normat e interesit do të rriten mbi 5% - Sipas JPMorgan Chase, inflacioni mbetet ende një problem shumë serioz
Administratori i Përgjithshëm i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, beson se normat e interesit mund të rriten më shumë se sa projekton aktualisht Rezerva Federale,......