Europa Postuar më 20 Janar 2023, 11:34

Italia ndalon skuterët elektrikë shumë të shpejtë - Ndryshimet në ligj, nuk do të lejohet shpejtësia mbi 20 km/h

Nga SCAN TV
Italia ndalon skuterët elektrikë shumë të shpejtë -

Në Itali nuk do të lejohet më shitja e skuterave që mund të arrijnë një shpejtësi mbi 20 km/orë. Ideja po përpunohet nga ministri i Infrastrukturës, Matteo Salvini. Ky i fundit i është rikthyer temës delikate në vend, rreth rishikimit të kodit rrugor. Ai theksoi se duhet edukim, parandalim dhe dënim me qëllimin për të bërë rrugët më të sigurta si dhe për të reduktuar numrin e aksidenteve.

Sipas të dhënave të Codacons – Koordinimi i shoqatave për mbrojtjen e ambientit dhe të drejtave të përdoruesve dhe konsumatorëve – vetëm në periudhën 2021 – 2022 në Itali janë regjistruar 24 viktima që drejtonin skuterë elektrik, ndërsa numri i aksidenteve të rënda të shkaktuar nga ata është vazhdimisht në rritje. Në vitin 2021 sipas të dhënave të ISTAT janë regjistruar 2.101 aksidente ku përfshihej skuteri,  me 1.980 të plagosur dhe 9 viktima.

Salvini shpjegoi se po punohet në mënyrë që disa mjete me dy rrota si skuterat, që zakonisht lëvizin duke shkelur rregullat, kufijtë dhe kontrollet për shkak të shpejtësisë së rrezikshme, të mos shiten e të mos blihen më në vend. Ai shtoi se kufiri deri në 20 kilometra në orë me të cilin lëvizin skuterat me qera, duhet të jetë maksimumi i shpejtësisë pa asnjë lloj lëshimi. Por nuk bëhet fjalë vetëm për shpejtësinë pasi dhe kasko e vendosja e targës do të jenë të detyrueshme, pasi siguria ka më prioritet se biznesi.

Codacons duke vlerësuar këtë projekt kërkon dhe një shtim të kontrolleve në rrugë, në të kundërt asnjë masë e marrë nuk do të jetë e suksesshme. Gjithashtu kërkohet dhe ndalimi i përdorimit të skuterave nga minorenët, si dhe instalimin e një kufizuesi shpejtësie që bllokon automatikisht mjetin kur në të ndodhen dy persona.

Dorina Kutaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat