Eurostat: Inflacioni e mbyll vitin në 7.5% - Shqipëria, poshtë mesatares së BE, por mbi Zvicrën apo Luksemburgun

Sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave”, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së Eurostat, fiksohet për muajin dhjetor të vitit 2022 në 7.5%. Ndërkohë, nga ana tjetër, inflacioni sipas metodës së Instat për muajin dhjetor regjistrohej në 7.4%. Të dhënat vjetore të rritjes mesatare të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2022 regjistrohet në 6.6%, ndërsa sipas metodës së Instat ky tregues për vitin 2022 ishte 6.7%, pra 0.1 pikë përqindje më e lartë.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 13.0% gjatë dhjetorit vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 7.5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.6%. Po ashtu, me rritje paraqiten grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 5.1%, “Veshje dhe këpucë” me 4.9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.6%, “Shërbimi arsimor” me 3.0%, “Shëndeti” me 2.4%, “Argëtim dhe kulturë” me 1.5% dhe “Komunikimi” me 1.1%.
Në muajin Dhjetor 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0.4%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.3%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0.5%, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me 0.4% secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0.3%, “Komunikimi” me 0.2%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shëndeti” me 0.1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1.5% pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.2% dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.1%.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 7.5% në dhjetor rezulton të jetë e 8-ta më e ulët mes vendeve të BE-së, dhe nën mesataren e unionit, e cila fiksohet pranë 10.4%. Hungaria raportohet si vendi me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 25% në dhjetor, dhe nga krahu i kundërt i tabelës gjendet Zvicra, për të disatën herë, me një normë të inflacioni të harmonziar pranë rreth 2.7%, sinjalizojnë shifrat zyrtare.
Theksojmë se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit i referohet metodologjisë europiane, por të dhënat janë ato të Institutit të Statistikave, por të vetmet ndyshime mes dy metodologjive janë sa i përket peshës që zë secili grup në normën e rritjes së çmimeve.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

BE do të ndëshkojë kompanitë që bëjnë ‘pretendime të rreme jeshile’ – Rreth 40% e kompanive me pretendime të pabazuara mjedisore
Vendet anëtare të BE-së do të jenë përgjegjëse për vendosjen e gjobave "bindëse" ndaj kompanive që bëjnë pretendime të pabazuara mjedisore për produktet e tyre......

Çmimet e argjendit mund të arrijnë një nivel të lartë rekord në 2023 me një rritje më të madhe se ari!
Çmimet e argjendit mund të arrijnë nivelin më të lartë të nëntë viteve prej 30 dollarë për ons këtë vit, ndoshta duke tejkaluar çmimet e arit. Furnizimet e......

Mullinjtë e erës i sjellin Greqisë prodhim rekord me 55% të energjisë elektrike – Vendi renditet i pari në Europë
Sipas Shoqatës Helenike të Energjisë së Erës (HWEA) fermat e erës përbënte më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të prodhuar në Greqi në janar. Greqia......

Destinacionet më të bukura të udhëtimit për këtë dimër!
Republika Domenikane Gjatë dimrit, shumë turistë shijojnë rrezet e diellit në plazhet e ëndrrave në vendpushimet gjithëpërfshirëse në "DomRep", siç njihet......

Kompanitë europiane druhen nga sulmet kibernetike dhe inflacioni!
Rrezikun më të madh për bizneset e tyre, ndërmarrjet e pyetura nga Allianz, kompania më e madhe e sigurimeve në Europë, vazhdojnë ta shohin tek sulmet......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht teksa ka fituar sërish pikë këtë të premte duke u blerë sot me 107.1 lekë dhe duke u shitur me 108 lekë sipas......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Mbështeten nga optimizmi se bankat qendrore do t’i japin fund rritjes së interesave
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e fundit të javës, pasi tregtarët janë më optimistë se bankat qëndrore mund t’i japin fund rritjes së......

Monedhat e mbyllin javën në qëndrueshmëri - Dollari vijon të tregtohet në nivelin më të ulët në 7 muajt e fundit
Dollari amerikan vijon të qëndrojë pranë nivelit më të ulët në 7 muajt e fundit edhe në sesionin e sotëm, për shkak të frikës për ngadalësimin e ekonomisë......