Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Mbështeten nga optimizmi se bankat qendrore do t’i japin fund rritjes së interesave

Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e fundit të javës, pasi tregtarët janë më optimistë se bankat qëndrore mund t’i japin fund rritjes së interesave gjatë muajve të parë të këtij viti. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.3%, ndërsa sektori i minierave kryeson fitimet në rritje me 1.1%.
Në sesionin e kaluar tregjet u mbyllën në rënie për shkak të shqetësimeve se ekonomia amerikane po shkon drejt recesionit, sepse shitjet me pakicë dhe prodhimi në sektorin e manifakturës ranë ndjeshëm.
Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit u mbyllën në rritje në sesionin e sotëm, edhe për shkak të shenjave për ngadalësimin e inflacionit.
Ndërkohë, ditën e sotme do të publikohen edhe përfundimet e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, ku politikëbërësit dhe shefat ekzekutivë të kompanive më të mëdha, diskutuan për tregjet financiare, tensionet gjeopolitike dhe ndryshimin e klimës.
SCAN
Sondazh

Monedhat e mbyllin javën në qëndrueshmëri - Dollari vijon të tregtohet në nivelin më të ulët në 7 muajt e fundit
Dollari amerikan vijon të qëndrojë pranë nivelit më të ulët në 7 muajt e fundit edhe në sesionin e sotëm, për shkak të frikës për ngadalësimin e ekonomisë......

Nafta rritet me rreth 2 dollarë - Pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, për shkak të optimizmit se Rezerva Federale do t’i japë fund ciklit të shtrëngimit të politikave monetare,......

Pezullohet licenca e “Micro Credit Albania”! Banka e Shqipërisë: Shkelje e përsëritur të kërkesave rregullative mbikëqyrëse
Për shkelje serioze të kërkesave rregullative mbikëqyrëse Banka e Shqipërisë ka vendosur pezullimin e licencës e Micro Credit Albania. Shoqëria financiare nuk......

Reshjet rrezikojnë nga përmbytjet disa qytete - Peleshi bën bilancin: Jemi afër pikës kritike, tregoni kujdes
Reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit kanë shkaktuar përmbytje thuajse në të gjithë vendit. Disa zona në Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër kanë mbetur......

Vala e emigracionit dëmton sipërmarrjen - Isteri: Dy problematikat më të mëdha, mungesa e punëtorëve dhe rënia e fuqisë blerëse
Emigracioni masiv po shkakton probleme serioze për bizneset. Kreu i Dhomës së Tregëtisë së Durrësit Alban Isteri, I ftuar në emisionin scan Update në Scan Tv......

Los Angeles prezanton picën rekord - Shije pikante prej 1310 metra katrorë e ndarë në 68 mijë pjesë
Los Angeles po përpiqet të regjistrojë një rekord të shijshëm: "picën më të madhe në botë". Bëhet fjalë për një mega-picë prej 1310 metrash katrorë e cila......

Tenderët, viti 2022 u mbyll me 740 ankesa - Ulje e lehtë në raport me një vit në parë, më shumë kontestime për vlerësimin e ofertave
740 ankesa u depozituan nga bizneset pranë Komisionit të Prokurimit Publik për kontestime në drejtim të hartimit të kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo......

Fshehën pagat, bizneset do të paguajnë mijëra euro - 2023-shi, tatimet nisin kontrollet tek subjektet deri në 5 punonjës!
Bizneset që janë konstatuar me nëndeklarim pagash apo mosdeklarim punonjësish, do duhet që t’i kthejnë administratës tatimore pagesat e munguara. Referuar......