Shqipëria Postuar më 19 Janar 2023, 14:29

Reshjet rrezikojnë nga përmbytjet disa qytete - Peleshi bën bilancin: Jemi afër pikës kritike, tregoni kujdes 

Nga SCAN TV
Reshjet rrezikojnë nga përmbytjet disa qytete - Peleshi bën

Reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit kanë shkaktuar përmbytje thuajse në të gjithë vendit. Disa zona në Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër kanë mbetur pa energji elektrike. Gjithashtu për shkak të përmbytjeve është ndërprerë mësimi në 56 shkolla në të gjithë vendin.

Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi në një deklaratë për emdiat raporton mbisituaën e përmbytjeve dhe zonave më të prekura. “Priten reshje të dendura shiu në vend. Lumi Vjosa është pranë niveleve kritike. Ka shtim të përmbytjeve në zonat e Nënshkodrës. Shkarkimet po bëhen në mënyrë të kujdesshme nga KESH. Gjatë ditës së djeshme përmendën dhe shkëputjet e energjisë elektrike. Ka pasur disa ndërprerje në zona të Shkodrës, Kukësit, apo dhe në Korçë. Sa i përket kuotave të lumenjve, Osumi është në rënie. Në Urën e Varur, ky lum është në kuota normale. Drini në Shkodër, është në kuotë normale. Niveli i liqenit të Shkodrës është dhe gjysmë metri nga kuota kritike. Buna ka dalë nga shtrati. Në Lezhë kemi pasur disa vërshime në disa rrugë të qytetit.”

Ndërkaq problematika janë shfaqur dhe në tragetet e linjës Bari-Durrës të cilët janë nisur tetë orë me vonesë. Ndërsa anijet e peshkimit janë të ankoruara pasi janë pezulluar prej 48 orësh.

Diamila Leka / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat