Shqipëria Postuar më 19 Janar 2023, 12:47

Rritja e çmimit për prodhuesit e energjisë, pa vendim zyrtar - Qeveria tha se do iu blihet me 10 lekë/kWh, por në fuqi është vendimi i ERE 8.56 lekë/kWh

Nga SCAN TV
Rritja e çmimit për prodhuesit e energjisë, pa vendim zyrtar -

Teksa qeveria ka deklaruar se energjia e prodhuesve me përprësi do të blihet me 10 lekë/kWh, zyrtarisht nuk ka asnjë vendim, që do i hapte rrugën rritjes së çmimit. Deklaratat u bënë nga ministrja, Belinda Balluku gjatë një takimi me prodhuesit e energjisë elektrike, në fund të vitit që lamë pas apo vetëm pak ditë pasi Enti Rregullator i Energjisë, që është institucioni përgjegjës për caktimin e këtij çmimi, kishte përcaktuar vlerat për vitin 2023.

Sipas vendimit të ERE-s, çdo kWh i prodhuar do të blihet me 8.5652 lekë, teksa gjatë mbledhjes së bordit u argumentuan aryset se ky çmim nuk mund të jetë më i lartë, ndonëse çmimi në Bursën e Hungarisë sivjet ka qenë ndjeshëm më i lartë.

Më konkretisht u bë me dije se është vendimi i qeverisë që përcakton metodologjinë e caktimit të çmimit, që vendos tavane. Kjo do të thotë se për të ndryshuar tarifat në 10 lekë/kWh do të duhet që fillimisht të miratohet një vendim qeverie e më pas do të jetë Enti Rregullator i Energjisë, ai që do të duhet të ndërmarrë procedurat zyrtare për caktimin e çmimeve të reja.

Këto deklarata vijnë 3 vjet pasi qeveria vendosi ndryshimin e bonusit për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.3 në 1.2, një koeficient që është pjesë e metodologjisë mbi bazën e së cilës përllogaritet çmimi vjetor me të cilin hidrocentralet deri në 15 MW shesin energjinë elektrike. Kjo solli edhe një rënie të çmimit në atë kohë, që u cilësua nga prodhuesit si goditje për investimet e kryera në këtë sektor.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat