Lufthansa blen Ita Airways? - Kompania gjermane: Italia tregu më i rëndësishëm pas SHBA

Lufthansa ka dorëzuar në ministrinë italiane të ekonomisë një kërkesë për blerjen e një pjese të aksioneve të kompanisë ajrore shtetërore Ita Airways. Plani parashikon arritjen e marrëveshjes për blerjen fillimisht të një kuote të vogël, duke kënë të hapur mundësinë për blerjen e pjesës tjetër të aksioneve në një moment të dytë.
Sipas mediave italiane, kuota fillestare është 35 – 40%. Grupi gjerman propozon hartimin e një ‘memorandumi mirëkuptimi’ për fillimin e negociatave ekskluzive. Tashmë pritet përgjigja e qeverisë italiane.
Në deklaratën për media të kompanisë gjermane theksohet se marrëveshja do të përqendrohet kryesisht në formën e një investimi të mundshëm aksioner, në integrimin tregtar dhe operativ të ITA në grupin Lufthansa Airline.
Deklarata për privatizimin e publikuar më 2 janar parashikon blerjen e aksioneve të ITA Airways nëpërmjet abonimit të një rritjeje të kapitalit të rezervuar, ndërsa çmimi i blerjes duhet të marrë parasysh kapitalin e ITA-s. Në fund të dhjetorit ITA Airways kishte rreth 530 milionë euro cash. Në vlerësimin e kompanisë duhet pasur parasysh se deri në mars do të mbërrijnë 250 milionë euro, falë injektimit të fundit të burimeve publike pas miratimit nga Brukseli.
Javët e fundit është folur për sinergji të mundshme për aktivitete që variojnë nga mirëmbajtja e operatorëve deri tek blerjet, dhe tek mbrojtja e karburanteve, që përfaqëson një nga elementet kryesorë të kostos për llogaritë e ITA. Me anë të kësaj marrëveshjeje, ITA do të hyjë në rrjetin e Lufthansa së bashku me Austrian Airlines, linjat ajrore të Brukselit, Eurowings dhe Swiss. Por do të rezultojë me daljen nga SkyTeam dhe hyrjen në Star Alliance e cila shërben në më shumë se 1250 aeroporte në 195 vende me mbi 19 mijë fluturime ditore.
Grupi Lufthansa nënvizon gjithashtu se Italia është "tregu më i rëndësishëm jashtë tregjeve kombëtare dhe Shteteve të Bashkuara", rëndësia e Italisë "për biznes dhe udhëtime private qëndron në ekonominë e saj të fortë të orientuar drejt eksportit dhe në statusin e një prej pikave kryesore të pushimeve në Europë”.
Integrimi me një transportues më të madh është i nevojshëm për të zbatuar një plan ambicioz zhvillimi, i cili parashikon një zgjerim të flotës me hyrjen e 39 avionëve të gjeneratës së re gjatë këtij viti, për të përmirësuar lidhjet veçanërisht në periudhën e gjatë më fitimprurëse dhe për të punësuar 1200 persona të tjerë, përveç 3600 punonjësve aktualë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ekonomia rrethore: Një mundësi prej 4.1 trilion euro?
"Ekonomia rrethore" është bërë një nga frazat më të përdorura në biznes. Ajo i referohet të gjithë punës së përfshirë në riciklimin, reduktimin e mbetjeve dhe......

Këto janë 15 pozicionet e punës më të kërkuara në vitin 2023 në të gjithë Europën, sipas LinkedIn!
Punësimi ka filluar të ngadalësohet në Europë, duke e bërë më të vështirë për disa nga ata që shpresojnë të ndryshojnë punën e tyre aktuale me një të re këtë......

Rreth 2500 shqiptarë të punësuar në Malin e Zi - Ministria e financave, marrëveshje me shtetin fqinj në fushën e sigurimeve shoqërore
Rreth 2500 shtetas shqiptarë kanë zgjedhur Malin e Zi për të punuar si në periudhë sezonale, por dhe më tej. Me anë të një marrëveshje kuadër të arritur me......

Falimenton Britishvolt - Projekti ambicioz britanik i super fabrikës!
Në Blyth, qytezë prej 37 mijë banorësh në veri të Britanisë, viti 2023 nuk ka nisur aspak mirë. Britishvolt, ëndrra e një fabrike të madhe për bateritë e......

Bie ndjeshëm çmimi i energjisë në Greqi - Vendi regjistron çmimin më të ulët në Europë
Çmimi i energjisë elektrike në Greqi ka rënë nën 100 euro për megavatorë për herë të parë në 18 muaj, që nga muaji gusht i vitit 2021. Aktualisht cmimi është......

Microsoft shkurton 10 mijë vende pune - Brenda muajit mars kompania redukton stafin
Microsoft parashikon të pushojë nga puna 10 mijë persona, ose 5% të totalit. Konfirmimu u bë pikërisht nga kompania amerikane, duke shpjeguar se një vendim i......

Grevat përfshijnë Europën - Cilat janë vendet që regjistrojnë më shumë ditë të humbura pune?!
Franca proteston sot kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron dhe qeverisë së tij për reformimin e sistemit të pensionit, sidomos për rritjen e moshës së......

Më pak prodhime "Made in Albania" në 2022 - Cili është bilanci i tregtisë së jashtme?!
“Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar të tregtisë së jashtme përgjatë vitit 2022, referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, për të kuptuar......