Europa Postuar më 19 Janar 2023, 11:08

Falimenton Britishvolt - Projekti ambicioz britanik i super fabrikës!

Nga SCAN TV
Falimenton Britishvolt - Projekti ambicioz britanik i super fabrikës!

Në Blyth, qytezë prej 37 mijë banorësh në veri të Britanisë, viti 2023 nuk ka nisur aspak mirë. Britishvolt, ëndrra e një fabrike të madhe për bateritë e automjeteve elektrike është shuar duke lënë më shumë se 200 persona pa punë. Një goditje e rëndë kjo dhe për industrinë e automjeteve elektrike. Britishvolt projektonte super fabrikën më të madhe në të gjithë Europën që do të furnizonte dhe prodhuesit kontinentalë të automjeteve.

Prej të paktën dy vitesh, përflitej në media pamje të impiantit të madh që shtrihet në një sipërfaqe prej 93 hektarësh. Kompania orët e fundit është vendosur nën administrim të jashtëzakonshëm, ndërsa 232 punëtorët e saj janë pushuar menjëherë nga puna. Këta të fundit u vubë në dijeni për vendimin gjatë një mbledhjeje për të gjithë personelin.

Dështimi nuk është një goditje vetëm për transportin elektrik por dhe për qeverinë britanike. Britishvolt ishte prezantuar si një shenjë konkrete e programit elektoral : Një nivel më lart, të konservatorëve. Por dhe si një mundësi e madhe për rimëkëmbjen e ekonomisë së rajonit si dhe për mbështetjen e të ardhmes së prodhimit të automjeteve në Britani.

Por Britishvolt nuk mundi të regjistrojë fitime dhe ndërkohë shpenzoi të gjithë fondin. Plani për fabrikën prej 4 miliardë paundësh ishin pjesë e një vizioni afatgjatë për forcimin e prodhimit britanik të baterive për automjete elektrike si dhe për krijimin e rreth 3 mijë vende pune për personel të kualifikuar.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat