Europa Postuar më 19 Janar 2023, 11:04

Grevat përfshijnë Europën - Cilat janë vendet që regjistrojnë më shumë ditë të humbura pune?!

Nga SCAN TV
Grevat përfshijnë Europën - Cilat janë vendet që

Franca proteston sot kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron dhe qeverisë së tij për reformimin e sistemit të pensionit, sidomos për rritjen e moshës së daljes në pension. Greva e përgjitshme pritet të zgjasë dhe përtej 19 janarit, me sindikatat që paralajmërojnë se ky është vetëm fillimi.

Edhe Mbretëria e Bashkuar po përballet me greva. Infermierët organizuan një të tillë në dhjetor të vitit të kaluar për herë të parë në 106 vjet. Ndërsa punëtorët e hekurudhave kanë qenë në grevë javët e fundit, të cilëve iu janë bashkuar mësuesit dhe punonjësit e shërbimit shëndetësor.

Grevat janë një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës së punës në Europë. Njerëzit në vendet e ndryshme anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë Spanjën dhe Gjermaninë kanë organizuar greva ditët e fundit, kryesisht për të kërkuar paga më të larta dhe përmirësimin e kushteve të punës. Por cilat vende regjistrojnë më shumë greva në Europë?

Protestat dhe grevat e këtij lloji, zakonisht maten me ditët e humbura të punës. Sipas të dhënave zyrtare vendet e përfshira nga greva regjistrojnë numrin më të lartë të ditëve të humbura të punës në 20 vitet e fundit.

Mes 2000 dhe 2009-ës, mesatarja e ditëve të humbura si pasojë e grevave për 1 mijë punëtorë ishte më e lartë në Spanjë, ku u regjistruan të humbura 153 ditë pune. Më pas renditej Franca me 127 ditë.  Danimarka renditet e treta me 100 ditë të humbura, ndërsa Belgjika dhe Finlanda janë në të njëjtin vend me nga 70 ditë secila.

Në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan vetëm 28 ditë të humbura në vit në periudhën 2000 – 2009, si pasojë e grevave. Në Gjermani janë vetëm 13 ditë ndërsa në Holandë 8 ditë. Dhe vende të tjera si Zvicra dhe Polonia shënojnë më pak se 10 ditë.

Ndërsa në periudhën 2010 – 2019, Qipro regjistroi një mesatare vjetore prej 275 ditë pune të humbura, dhe menjëherë pas tij vjen Franca me 128 ditë. Të gjitha vendet e tjera regjistruan më pak se 100 ditë. Periudha 2020 – 2021 ka të dhënat vetëm për 2 vjet, dhe jo të gjitha vendet janë analizuar. Franca renditet e para me 79 ditë të humbura, e ndjekur nga Belgjika me 57 ditë, Norvegjia 50 ditë dhe Danimarka e Finlanda me nga 49 ditë secila.

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania regjistrojnë më pak ditë të humbura pune në krahasim me Francën dhe Spanjën në dy dekadat e fundit. Spanja dhe Turqia aktualisht shënojnë rënien më të fortë për sa i përket numrit të ditëve të humbura të punës si pasojë e grevave.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat