Nga Serbia në Shqipëri, Ballkani përballë flakëve/ Cili vend i rajonit ka humbur më shumë hektarë deri tani?

Vapa dhe thatësira kanë rikthyer zjarret në qendër të emergjencave të verës, ndërsa gushti mbetet periudha kur rreziku për përhapjen e flakëve është më i lartë. Shqipëria po përballet aktualisht me disa vatra aktive, por bilanci i deritanishëm tregon se dëmet nga zjarret janë më të kufizuara se në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit.
Sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, gjatë vitit 2026 në Shqipëri janë djegur deri tani 3,834 hektarë, ndërsa janë evidentuar 30 zjarre nga sistemi evropian.
Krahasimi me vendet e Ballkanit nxjerr Bosnje Hercegovinën si vendin më të prekur. Sipërfaqja e djegur atje arrin në 26,159 hektarë, ose afërsisht shtatë herë më shumë se në Shqipëri. Edhe numri i zjarreve është dukshëm më i lartë, me 182 raste të evidentuara.
Pas saj vjen Mali i Zi, ku flakët kanë përfshirë 10,976 hektarë, ndërsa janë regjistruar 90 zjarre. Serbia numëron një sipërfaqe të djegur prej 10,134 hektarësh nga 52 zjarre.
Më pranë nivelit të Shqipërisë është Maqedonia e Veriut. Të dy vendet kanë nga 30 zjarre të evidentuara, por në Maqedoninë e Veriut sipërfaqja e djegur është më e madhe, me 4,370 hektarë.
Në skajin tjetër qëndron Kosova, e cila ka bilancin më të ulët mes gjashtë vendeve të krahasuara. Gjatë këtij viti janë regjistruar 15 zjarre dhe rreth 860 hektarë sipërfaqe të djegur.
Edhe raporti mes numrit të zjarreve dhe sipërfaqes së prekur tregon diferenca të ndjeshme. Në Shqipëri rezultojnë mesatarisht rreth 128 hektarë të djegur për zjarr, ndërsa në Serbi ky tregues ngjitet në rreth 195 hektarë. Në Maqedoninë e Veriut llogariten rreth 146 hektarë për zjarr, në Bosnjë-Hercegovinë rreth 144 hektarë dhe në Mal të Zi rreth 122 hektarë.
Megjithatë, situata e ditëve të fundit në Shqipëri mbetet e vështirë. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive dhe 5 të tjera po mbahen nën monitorim.
Në krahasim me vitet e mëparshme, bilanci i deritanishëm i vitit 2026 është dukshëm më i ulët. Në Shqipëri janë djegur 3,834 hektarë, kundrejt 59,933 hektarëve në 2025 dhe 46,623 hektarëve në 2024, ndërsa edhe viti 2023 u mbyll me 5,563 hektarë të djegur.

Korriku “favorizon” eksportet, por tekstilet vijojnë rënien/ Mallrat shqiptare gjejnë më shumë treg në Greqi gjatë muajit të shtatë
Eksportet shqiptare vijuan rritjen edhe në muajin korrik, të mbështetura kryesisht nga materialet e ndërtimit, metalet dhe grupi i mineraleve, lëndëve......
17% më shumë vizitorë në strukturat akomoduese/ Polakët rikthehen sërish mes turistëve më të shumtë në sezon
Të dhënat e INSTAT për muajin qershor tregojnë një tjetër muaj pozitiv për turizmin në Shqipëri. Numri i vizitorëve të regjistruar në strukturat akomoduese......
Lezha kryeson rritjen e depozitave - BSH: Kryeqyteti shënon rënie të fortë
Qytetarët dhe bizneset po depozitojnë gjithnjë e më shumë para në banka, por me një përjashtim të madh e të dukshëm që po ndodh në kryeqytet. Sipas të......
Lehtësim i objektivave për automjetet elektrike - Britania shqyrton rrugët për emetime zero deri në vitin 2030
Britania e Madhe paraqiti një sërë opsionesh që mund të lehtësojnë presionin mbi prodhuesit e makinave për të kaluar shitjet e reja në automjete me emetime......
Biznesi, model i ri përfaqësimi - Në konsultim Dhoma Ekonomike Kombëtare, tarifa vjetore nga 1,000 lekë
Një strukturë e re kombëtare pritet të ndryshojë mënyrën e organizimit dhe përfaqësimit të bizneseve në vend. Projektligji për Dhomën Ekonomike Kombëtare I......
Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë - MM: Tetë vatra zjarri ende aktive
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 5 janë nën monitorim, ndërsa strukturat e......
Të ardhurat vjetore të OpenAI janë dyfishuar - Arritën mbi 40 miliardë dollarë përpara ofertës fillestare publike
OpenAI po shkon drejt të ardhurave vjetore që tejkalojnë 40 miliardë dollarë, një shifër që do të përfaqësonte afërsisht dyfishin e shkallës së realizimit që......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan rënie drastike. Forcohen valutat e tjera
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të fortë të vlerës gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë negativisht teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79.5 lekë......

