Agjencia e Trajtimit të Pronave mbetet ‘dyerve’ të gjykatave - ‘Valë’ ankesash gjatë 2022. Për rreth 2 mijë dosje ka ankime

Ndërsa gjatë vitit të shkuar Agjencisë së Trajtimit të Pronave ju desh të përballej me më shumë se 2 mijë padi të ngritura nga pronarët kundër saj, flukset e ankimeve të reja në gjykatë kanë qenë shumë të larta për 2022. Nga të dhënat zyrtare të vetë Agjencisë, rezulton se deri në fund të nëntorit të vitit që sapo lamë janë depozituar në total 429 padi të reja.
Shkurti dhe tetori kanë qenë muajt kur janë depozituar më shumë padi, përkatësisht 51 dhe 54, ndërkohë që ato kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë përgjatë gjithë vitit. është vetë agjencia që gjithashtu pranon se për vitin e shkuar i është dashur të përballet me mbi 2 mijë padi, nga të cilat në gjysmën e parë të vitit kishte arritur të ankimonte vetëm 348, nga 1936 të planifikuara.
Në raportin për tetë muajt e parë të vitit 2022 Agjencia justifikohej për mosankimimin e vendimeve me vështirësitë e sistemit gjyqësor për shkak të shkakrimit të gjyqtarëve. Por në raportin e një viti më parë, sektori juridik i Agjencisë nënvizonte se e kishte të pamundur ta ndiqte fizikisht në gjykata fluksin e padive.
Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Ligjin e Pronave këtë vit, Qeveria i ka ftuar pronarët të tërheqin dosjet e shumta gjyqësore dhe t’i drejtohen ATP-së për të përfituar kompensim sipas formulës së re, e cila garanton jo më pak se 10% të vlerës reale të pronës. Por sipas shoqatave të pronarëve zor që kjo të ndodhë, pasi, ligji i ri nuk ka respektuar kushtin e vendosur nga Gjykata e Strasburgut për kompensim minimal prej 10% të vlerës.
Sipas tyre, ndryshimet ligjore jo vetëm lënë pronarët fare pa kompensim, por nuk mungojnë as rastet kur ata i dtyrohen shtetit. Vetë shoqatat e pronarëve kanë thënë se do ta dërgojnë përsëri ligjin në Kushtetuese, ndërkohë që presin edhe vijim të padive të reja ndaj Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Lorenc Rabeta / SCAN

Legalizimet bëhen me “fast track” por kushton 50 mijë lekë - Begaj:Leja menjëherë, por s’kthehet shuma nëse dosja bllokohet
Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizmit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale nga viti 2023 do të zbatojë procedurën e përshpejtuar për dhënien e pronësisë.......

Propozohet “Moratorium” për koncesionet - Tabaku kërkon ngrirje kontratash. Braçe e mbështet. Por komisioni e lë evazive
Brenda këtij vitit rregullat e lidhjes së kontratave koncesionare dhe përzgjedhjes së operatorëve do të ndryshojnë tërësisht. Komisioni Ekonomisë ka diskutuar......

Kur jepen më shumë koncesione në Shqipëri? - Analiza e kontratave: Pjesa më e madhe janë ‘gaz dhe energji”
Ministria e Financave në raportin e fundit të nëntorit të 2022, ka pranuar se ka dështuar në monitorimin e kontratave koncensionare. E për rrjedhojë ende nuk......

Zgjedhjet e majit / Teknologjia e zgjedhjeve do të merret me qira - KQZ kërkon 161 laptopë, 100 printera e 51 projektorë. Jep 16.6 milion lekë
Teknologjia që do të përdoret në zgjedhjet vendore pas pak muajsh do të merret me qira nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pajisjet me qira do të përdoren nga......

‘Jo në përputhje me mbijetesën njerëzore’: Shefi i OKB-së kritikon zgjerimin e industrisë së karburanteve fosile!
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka akuzuar prodhuesit e lëndëve djegëse fosile dhe mbështetësit e tyre financiarë se "garojnë për të zgjeruar prodhimin, duke......

Pse kërkesa globale për naftë pritet të arrijë nivelin e saj më të lartë ndonjëherë pas rihapjes së Kinës?!
Kërkesa globale për naftë pritet të arrijë nivelin e saj më të lartë ndonjëherë këtë vit për shkak të rihapjes së shpejtë të ekonomisë së Kinës. Kërkesa për......

Francezët përveshin mëngët, gati për protesta - Grevë kombëtare kundër reformës së pensioneve
Franca përgatitet për grevën e madhe të përgjithshme të organizuar nga sindikatat kundër reformës së pensioneve. Të enjten e 19 janarit do të ketë një grevë......

Italia ‘gjen’ gaz të ri në Mesdheun lindor - Zbulimi i rëndësishëm u bë në brigjet e Egjiptit ‘Nargis 1’
Kompania energjetike italiane – ENI – konfirmoi një zbulim të ri të rëndësishëm gazi pranë brigjeve të Egjiptit. Zbulimi nga gjiganti italian u bë në pusin e......