Kur jepen më shumë koncesione në Shqipëri? - Analiza e kontratave: Pjesa më e madhe janë ‘gaz dhe energji”

Ministria e Financave në raportin e fundit të nëntorit të 2022, ka pranuar se ka dështuar në monitorimin e kontratave koncensionare. E për rrjedhojë ende nuk dihet se sa është një kosto totale e shpenzuar për kontratat e PPP, në periudha të caktuara kohore. Shqetësim për këtë çështje ka pasur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e tashmë po përgatitet edhe një ligj i ri për koncesionet.
Por çfarë koncesionesh ka dhënë Shqipëria në këto vite?
Kjo procedurë ka nisur në vitin 2004 por ka njohur një intensitet të shtuar në vitet vijuese. Nese analizojmë vitet kur janë miratuar kontratat koncesionare, ajo që bie në sy është fakti se numri më i madh i tyre është dhënë në periudhë zgjedhore, përkatësisht në vitin 2009 dhe 2013.
Numerikisht, pjesa më e madhe e koncesioneve janë në fushën e energjisë dhe gazit ku numërohen 224 të tilla, duke u pasuar me transportin me 26 kontrata.
Ndërkaq, autoritetet kontraktuese që kryesojnë për nga numri më i lartë i kontratave koncensionare janë Ministria e Ekonomisë, dikur e përfshirë me Energjinë, me 64%, ndërsa Ministria e Infrastrukturës mbetet e dyta në radhë me 14% të kontratave koncensionare.
Në listën e kontratave të publikuara në regjistrin e koncesioneve, koncesioni më i kushtueshëm është ai i Devollit, pasuar nga Rruga e Arbrit.
Diamila Leka / SCAN
Sondazh

Zgjedhjet e majit / Teknologjia e zgjedhjeve do të merret me qira - KQZ kërkon 161 laptopë, 100 printera e 51 projektorë. Jep 16.6 milion lekë
Teknologjia që do të përdoret në zgjedhjet vendore pas pak muajsh do të merret me qira nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pajisjet me qira do të përdoren nga......

‘Jo në përputhje me mbijetesën njerëzore’: Shefi i OKB-së kritikon zgjerimin e industrisë së karburanteve fosile!
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka akuzuar prodhuesit e lëndëve djegëse fosile dhe mbështetësit e tyre financiarë se "garojnë për të zgjeruar prodhimin, duke......

Pse kërkesa globale për naftë pritet të arrijë nivelin e saj më të lartë ndonjëherë pas rihapjes së Kinës?!
Kërkesa globale për naftë pritet të arrijë nivelin e saj më të lartë ndonjëherë këtë vit për shkak të rihapjes së shpejtë të ekonomisë së Kinës. Kërkesa për......

Francezët përveshin mëngët, gati për protesta - Grevë kombëtare kundër reformës së pensioneve
Franca përgatitet për grevën e madhe të përgjithshme të organizuar nga sindikatat kundër reformës së pensioneve. Të enjten e 19 janarit do të ketë një grevë......

Italia ‘gjen’ gaz të ri në Mesdheun lindor - Zbulimi i rëndësishëm u bë në brigjet e Egjiptit ‘Nargis 1’
Kompania energjetike italiane – ENI – konfirmoi një zbulim të ri të rëndësishëm gazi pranë brigjeve të Egjiptit. Zbulimi nga gjiganti italian u bë në pusin e......

Mishi sintetik në tryezat e europianëve që këtë vit - Europa kërkon dritë të gjelbër, alarm pas miratimit të pulave të laboratorit
Kërkesat e para që mishi sintetik të mbërrijë në tryezat e ngrënies, në Europë mund të zyrtarizohen brenda këtij viti. Alarmi për situatën e krijuar është vënë......

FTX raporton 415 milionë dollarë në kripto të hakuar!
Shkëmbimi i falimentuar i kriptove FTX tha në një raport për kreditorët të martën se rreth 415 milionë dollarë në kriptovaluta ishin vjedhur në......

Europianët reduktojnë ngrohjen, dëgjojnë thirrjet e qeverive për të kursyer energji!
Europianët kanë reduktuar ngrohjen e tyre këtë dimër, me sa duket duke iu bindur thirrjeve të qeverisë për të kursyer energjinë në mes të krizës në Ukrainë, me......