Mishi sintetik në tryezat e europianëve që këtë vit - Europa kërkon dritë të gjelbër, alarm pas miratimit të pulave të laboratorit

Kërkesat e para që mishi sintetik të mbërrijë në tryezat e ngrënies, në Europë mund të zyrtarizohen brenda këtij viti. Alarmi për situatën e krijuar është vënë nga Coldiretti – konfederata kombëtare e kultivuesve të drejtpërdrejtë – në Itali. Kjo dhe pas dritës jeshile në nëntorin e viti të kaluar nga autoritetet amerikane për mishin e pulës së prodhuar në laborator. Një hapje e tillë në Europë mund të mbërrijë më shpejt se sa pritej. Sipas kultivuesve ky do të ishte një kërcënim vdekjeprurës për agrokulturën, shëndetin e konsumatorëve dhe biodiversitetin e planetit.
Kundër mundësisë për një miratim nga ana e Brukselit për një kërkesë të tillë, deri tani janë mbledhur pothuajse 400 mijë firma, përfshirë dhe kryeministren e Italisë e ministren e agrokulturës dhe sovranitetit yhshqimor. Por listës i janë bashkuar shumë politikanë italianë dhe evropianë, kryebashkiakë, sipërmarrës dhe figura të larta fetare. Mbledhja e firmave promovon një ligj që do të ndalonte prodhimin, përdorimin dhe tregtimin e ushqimit sintetik. Madje disa politikanë e kanë cilësuar këtë mundësi si ‘Frankeshtajni në pjatë’. Ata këmbëngulin se ushqimi sintetik nuk është i mirë dhe se prodhimi i tij në laborator do të asgjësonte ekonominë e qëndrueshme, mënyrën e jetesës dhe qytetarinë.
Për të mbërritur në tryezat e ngrënies, një biftek sintetik duhet të përshkrojë të njëjtin itenerar që ndoqën në Europë insektet, për t’u lejuar në gatime. Fillimisht autorizimi i komisionit të Bashkimit Europian dhe më pas ai i Autoritetit Europian për sigurinë ushqimore që do të miratonte cdo përgatitje të specifikuar.
Dortina Kurtaj / SCAN
Sondazh

FTX raporton 415 milionë dollarë në kripto të hakuar!
Shkëmbimi i falimentuar i kriptove FTX tha në një raport për kreditorët të martën se rreth 415 milionë dollarë në kriptovaluta ishin vjedhur në......

Europianët reduktojnë ngrohjen, dëgjojnë thirrjet e qeverive për të kursyer energji!
Europianët kanë reduktuar ngrohjen e tyre këtë dimër, me sa duket duke iu bindur thirrjeve të qeverisë për të kursyer energjinë në mes të krizës në Ukrainë, me......

Rusia shënon suficit rekord të llogarisë rrjedhëse në vitin 2022: Mbi 85% më shumë se sa në vitin 2021!
Suficiti i llogarisë korente të Rusisë arriti një rekord të lartë në vitin 2022, tha banka qendrore të martën, pasi rënia e importeve dhe eksportet e fuqishme......

Shkencëtarët zhvillojnë grurin e modifikuar gjenetikisht që i reziston të nxehtit dhe thatësirës!
Gruri është një ushqim bazë për miliarda njerëz: fillimisht nga një zonë e vogël në Lindjen e Mesme, kultivimi i tij tani zë zona të gjera të të gjithë......

Zhdukja e 1.4 trilion dollarëve godet industrinë e kriptove në Davos, përveç rastit misterioz të makinës bitcoin portokalli!
Gjatë viteve të fundit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, numri i pjesëmarrësve në industrinë e kriptomonedhave ka pasur lulëzim. Por pas një......

Fenomeni/ Cilat janë vendet ku popullsia po ‘shuhet’ - Shumë arsye, por kryesorja: Gratë kanë vendosur të kenë më pak fëmijë
Popullsia e Kinës shënoi rënie për herë të parë në më shumë se gjashtë dekada, sipas të dhënave të publikuara një ditë më parë. Por nuk është vendi i vetëm që......

Turizmi i luksit/ Milano po përjeton moment lavdie - Rimëkëmbje e papritur pas pandemisë. Dhomat 1000 euro
Viti 2022 shënoi rimëkëmbjen e turizmit, në një kohë që qyteti italian i Milanos priti 6.7 milionë turistë. Një shifër e përafërt me rekordin e vitit 2019 para......

Super të pasurit bëjnë thirrje për taksën mbi pasurinë në Davos!
Aktori i Hulk, Mark Ruffalo dhe trashëgimtarja Abigail Disney po u bëjnë thirrje liderëve botërorë dhe ekspertëve të industrisë që të vendosin urgjentisht......