Fenomeni/ Cilat janë vendet ku popullsia po ‘shuhet’ - Shumë arsye, por kryesorja: Gratë kanë vendosur të kenë më pak fëmijë

Popullsia e Kinës shënoi rënie për herë të parë në më shumë se gjashtë dekada, sipas të dhënave të publikuara një ditë më parë. Por nuk është vendi i vetëm që përballet me këtë fenomen.
Shumë të tilla – vecanërisht në Europë dhe Azi – po përjetojnë një reduktim të popullsisë që do të vazhdojë të jetë i ndjeshëm dhe në dekadat e ardhshme.
Tetë vende me më shumë se 10 milion banorë kanë regjistruar rënie të popullsisë në dekadën e kalua, pjesa më e madhe e të cilave janë e vropiane. Përvec Ukrainës, ku popullsia është reduktuar si pasojë e pushtimit rus, numri i njerëzve në Itali, Portugali, Poloni, Rumani dhe Greqi po zvogëlohet.
Ka disa arsye për këtë, disa të vecanta për secilin vend, por ka dhe një të përbashkët për të gjithë: gratë kanë vendosur të kenë më pak fëmijë se në të kaluarën.
Banka Botërore konfirmoi se në vende në jug dhe lindje të Europës regjistrohet një nivel lindshmëri mes 1.2 deri në 1.6 fëmijë për cdo grua. Mesatarja që do të mbante të qëndrueshëm nivelin e popullsisë do të ishte mbi 2. Por fenomeni bëhet dhe më i theksuar për shkka të eksodeve të mëdha emigruese në Poloni, Rumani dhe Greqi. Gjithnjë e më shumë njerëz lënë vendet e tyre duke zgjedhur të jetojnë jashtë.
Jashtë Europës, në Japoni gjithashtu popullsia shënon rënie për shkak të nivelit të ulët të lindshmërisë: 1.3 fëmijë për grua. Japoni humbi më shumë se 3 milion njerëz mes 2011 – ës dhe 2021 – shit.
E njëjta situatë paraqitet dhe në Lindjen e Mesme. Në Siri popullsia është shkatërruar si pasojë e një lufte mbi 10 vjecare, me miliona njerëz që kanë lënë shtëpitë e tyre për të gjetur strehë në vendet fqinje dhe jo vetëm. Afërsisht 606 mijë burra, gra dhe fëmijë kanë mbetur të vrarë nga luftimet.
Ndërkohë Kina parashikohet të humbasë gjysmën e popullsisë së saj deri në 2100 – ën duke numëruar 771 milionë banorë nga 1.4 miliardë që regjistrohen aktualisht.
Rusia, Gjermania, Korea e Jugut dhe Spanja do të shënojnë rënie të popullsisë duke filluar nga viti 2030. Ndërsa popullsia e Evropës si një e tërë do të shënojë rënie brenda kësaj dekada.
Por në një kohë që popullsisë evropiane, amerikane dhe aziatike do të shënojnë rënie, numri i njerëzve në Afrikë do të vazhdoj ëtë rritet. Kontinenti afrikan do të rritet nga 1.4 në 3.9 milardë banorë deri në 2100 – ën. Rreth 38% e popullsisë së botës do të jetojë atëherë në Afrikë, krahasuar me 18% që jeton aktualisht.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Turizmi i luksit/ Milano po përjeton moment lavdie - Rimëkëmbje e papritur pas pandemisë. Dhomat 1000 euro
Viti 2022 shënoi rimëkëmbjen e turizmit, në një kohë që qyteti italian i Milanos priti 6.7 milionë turistë. Një shifër e përafërt me rekordin e vitit 2019 para......

Super të pasurit bëjnë thirrje për taksën mbi pasurinë në Davos!
Aktori i Hulk, Mark Ruffalo dhe trashëgimtarja Abigail Disney po u bëjnë thirrje liderëve botërorë dhe ekspertëve të industrisë që të vendosin urgjentisht......

Shëndetësia në Britani ‘bie në koma’ - Java shënon protesta të reja të personelit mjekësor në vend
Dikur një nga më të vlerësuarit, aktualisht shërbimi shëndetësor në Britaninë e Madhe është në gjendje kritike. Kjo javë shënon protesta të reja nga......

Vendet ku popullsia është në rënie. Shifrat në Europë dhe jo vetëm!
Popullsia e Kinës ra për herë të parë në më shumë se gjashtë dekada, sipas shifrave të publikuara të martën. Por nuk është e vetmja. Shumë vende, veçanërisht......

Nafta zgjeron fitimet, ngjitet në mbi 86 dollarë - Mbështetet nga heqja e kufizimeve në Kinë dhe nga dobësimi i dollarit
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak të optimizmit se rihapja e ekonomisë kineze do të......

Most Albanians are addicted to the Internet - On top are video calls and news reading, but also online shopping
Internet access in Albania has increased over the last year, with almost all Albanians now having the possibility to use it. 82.9% of citizens aged 16–74 use......

Euro ngjitet sërish në mbi 1.08 dollarë - Vendimi i Bankës së Japonisë rrëzon jenin me rreth 2%
Euro i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke u ngjitur sërish në mbi 1.08 në raport me dollarin amerikan dhe po qëndron pranë nivelit më të lartë......

Tregjet europiane, në performancë mikse - Investitorët, të paqartë mbi të ardhmen e ekonomisë globale
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë paqartësi mbi të ardhmen e ekonomisë, që do të jetë në fokus......