Bota Postuar më 18 Janar 2023, 10:14

Euro ngjitet sërish në mbi 1.08 dollarë - Vendimi i Bankës së Japonisë rrëzon jenin me rreth 2%

Nga SCAN TV
Euro ngjitet sërish në mbi 1.08 dollarë - Vendimi i Bankës

Euro i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke u ngjitur sërish në mbi 1.08 në raport me dollarin amerikan dhe po qëndron pranë nivelit më të lartë në 9 muajt e fundit. Ndërkohë, jeni japonez është zhvlerësuar ndjeshëm, pasi Banka e Japonisë mbajti të pandryshuar politikën e saj monetare ultra-lehtësuese, duke zhgënjyer investitorët që prisnin ndryshimin e kursit të politikave.

Muajin e kaluar, banka qendrore surprizoi tregjet duke vendosur një tavan në 0.5% për yield-in e obligacioneve 10-vjeçare. Menjëherë pas këtij vendimi, jeni japonez u dobësua me rreth 2% përballë dollarit amerikan, humbjet më të mëdha ditore që nga qershori i vitit të kaluar.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102.7. Në tregun e kriptomonedhave, vijon qëndueshmëria edhe në sesionin e sotëm. Bitcoin po tregtohet në mbi 21 mijë dollarë për fuçi, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1580 dollarë për fuçi.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat