BE shpall propozime të reja të gjelbra për të rivalizuar Aktin e Reduktimit të Inflacionit të Biden!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha të martën se institucioni i saj po hartonte një ligj të ri që synon industritë e gjelbra të rajonit, duke shpresuar ta bëjë Europën shtëpinë e teknologjisë së pastër dhe inovacionit.
“Ne do të paraqesim një Akt të ri Net-Zero Industry ... Qëllimi do të jetë fokusimi i investimeve në projekte strategjike përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit. Ne do të shikojmë veçanërisht se si të thjeshtojmë dhe shpejtojmë dhënien e lejeve për vendet e reja të prodhimit të teknologjisë së pastër," tha ajo në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
“Ne duhet të krijojmë një mjedis rregullator që na lejon të rritemi shpejt dhe të krijojmë kushte të favorshme për sektorët thelbësorë për të arritur zero neto. Kjo përfshin erën, pompat e nxehtësisë, diellin, hidrogjenin e pastër, ruajtjen dhe të tjera.”
Njoftimi vjen vetëm disa muaj pasi SHBA-ja lançoi Aktin e vet për Reduktimin e Inflacionit. Legjislacioni gjithëpërfshirës i SHBA, i cili u miratua nga ligjvënësit amerikanë në gusht dhe përfshin një shpenzim rekord prej 369 miliardë dollarësh për politikat e klimës dhe energjisë, ka marrë disa përgjigje të zemëruara midis 27 vendeve të BE-së. Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, ka thënë më parë se ka "shqetësime serioze" në lidhje me hartimin e stimujve financiarë në paketë.
BE dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë në mosmarrëveshje për disa muaj pas vendimit të Uashingtonit për të dhënë kredi tatimore për qytetarët që blejnë makina elektrike të prodhuara në Amerikën e Veriut. Kjo përbën një kërcënim për investimet në Europë dhe ka bërë që kompanitë europiane të konsiderojnë zhvendosjen e mundshme në shtet.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së lëshoi udhëzime në fund të dhjetorit që do të lejonte kompanitë e BE-së të përfitonin nga kredi të caktuara pa pasur nevojë të ndryshonin modelet e tyre të biznesit. Megjithatë, udhëzime të tjera se si do të zbatohet legjislacioni janë ende të pazgjidhura.
Zyrtarët amerikanë, përfshirë presidentin Joe Biden, janë akuzuar për proteksionizëm. Në tetor, Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen pranoi se ndryshimet e mëdha në legjislacion nuk kishin gjasa. Ndërsa diskutimet me SHBA-në vazhdojnë, von der Leyen dëshiron të shkurtojë burokracinë në Evropë dhe të rrisë investimet e gjelbra.
“Ne do të përgatisim një Fond Europian të Sovranitetit si pjesë e rishikimit afatmesëm të buxhetit tonë më vonë këtë vit. Kjo do të sigurojë një zgjidhje strukturore për të rritur burimet e disponueshme për kërkimin në rrjedhën e sipërme, inovacionin dhe projektet strategjike industriale, kyçe për arritjen e zeros neto. Por duke qenë se kjo do të marrë pak kohë, ne do të shikojmë një zgjidhje lidhëse për të ofruar mbështetje të shpejtë dhe të synuar aty ku është më e nevojshme," tha von der Leyen në Davos.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Çfarë punonjësish po kërkojnë bizneset shqiptare? - Shteti që s’po funksionon si ndërmjetës
Nga punëtorë krahu e deri te kërkesa për pedagogë, janë të listuara rreth 1300 vende të lira pune në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Më......

Shirat, KESH hap portat e shkarkimit - Rezerva energjetike, 1190 GWh. Pritet intesitet më i lartë i reshjeve në datat 18-19 janar
Shirat kanë rritur prurjet në Kaskadën e Lumit Drin, teksa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur portat e shkarkimit. Në një prononcim për TV SCAN,......

Reshjet, problematika në gjithë vendin - Peleshi thirrje Bashkive: Vëmendje të shtuar në Shkodër e Lezhë, të jeni gjithë kohës në terren
Ndërsa moti i keq pritet të shkaktojë problematika në gjithë vendin, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive që të marrin......

343 raste falsifikimi të monedhave në 2022 - Banka e Shqipërisë, marrëveshje me dy institucione për mbrojtjen e lekut dhe euros
343 raste të falsfikimit të monedhave në vendin tonë janë regjistruar për vitin 2022. Një shifër kjo në rënie sipas Bankës së Shqipërisë e cila për rritjen e......

Gaze me efekt serrë, kufizohet importi i pajisjeve - Masa të reja edhe për eksportin dhe hedhjen në treg, Kumbaro: Impakt të madh te biznesi
Sipërmarrësit që importojnë, eksportojnë, magazinojnë, hedhin në treg apo mirëmbajnë pajisje që përmbajnë gaze me efekt serrë të floruara do të duhet të......

Dollari pranë nivelit më të ulët të shtatë muajve – Pse të gjithë sytë janë tek jeni japonez?!
Dollari e filloi javën në fund, duke arritur nivelin më të ulët të shtatë muajve kundrejt një shporte homologësh të mëdhenj në tregtinë aziatike përpara se të......

Shteti që “urren” automjetet elektrike - Nga viti 2035, Wyoming në SHBA ky vend do të ndalojë totalisht shitjen e tyre
Wyoming në Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të ndalojë totalisht shitjen e automjeteve elektrike. Tashmë prej muajsh flitet për ndalimin e shitjes së......

Si po mashtrohen fermerët pasi dorëzojnë prodhimin? - Braçe: Kompanitë e grumbullimit zvarrisin pagesat, të vendoset afat
Fermerët shqiptarë nuk marrin paratë nga grumbulluesit pasi dorëzojnë prodhimin, duke bërë që shumë prej tyre të kenë pagesa të vonuara për më shumë se një......