Shteti që “urren” automjetet elektrike - Nga viti 2035, Wyoming në SHBA ky vend do të ndalojë totalisht shitjen e tyre

Wyoming në Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të ndalojë totalisht shitjen e automjeteve elektrike. Tashmë prej muajsh flitet për ndalimin e shitjes së automjeteve me naftë dhe benzinë në Europë duke filluar nga viti 2035. Por në këtë skenar ekziston një vend që kërkon të arrijë objektivin e kundërt pasi nuk do asnjë automjet elektrik në territorin e tij. Për këtë arsye synon të ndalojë totalisht shitjen e tyre duke filluar nga viti 2035.
Një objektiv i cuditshëm, sidomos në një kohë kur nuk flitet për gjë tjetër, vetëm për të mirat që do të sillte qarkullimi i automjeteve 100% elektrike, në ambientin ku jetojmë por dhe për buxhetin e përdoruesve të tyre.
Dhe në Europë ka vende të cilat kanë ende dyshime për këtë tranzicion dhe pasojat e tij. Por ndalimi total i shitjeve të tyre është vendim jo i zakontë.
Shteti amerikan në fakt ka miratuar një normativë për të ndaluar gradualisht shitjen e automjeteve elektrike, duke zgjedhur një datë paradoksale për ndalimin total të tyre. Është e njëjta datë kur pritet që në Europë të qarkullojnë veyë, automjete elektrike.
Senatori Jim Anderson është promovuesi i kësaj iniciative, por janë të shumtë kolegët e tij që e kanë mbështetur me arsyetimin se objektivi është mbrojrja e interesave ekonomike vendore.
Mes shteteve amerikane, Wyoming është më pak i populluari në absolut, por gjithësesi një prodhues i madh i naftës: i teti në listë. Kompania vendore “Oil&Gas”, aktualisht numëron mijëra të punësuar. Tranzicioni energjetik do të rrezikonte vendet e tyre të punës në këtë sektor dhe mund të kthehet në një problem shumë serioz për Wyoming, por dhe për shtete të tjera amerikane të cilkat varen shumë nga nxjerrja dhe rafinimi i produkteve të naftës.
Është e qartë se kalimi në një lëvizshmëri 100% elektrike do të shkaktonte një rënie të kërkesës për këto produkte duke rrezikuar vendet e punës. Por gjithësesi duket se nuk është i mundur propozimi i një ligji të mirëfilltë i cili ndalon në mënyrë absolute shitjen e automjeteve elektrike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Si po mashtrohen fermerët pasi dorëzojnë prodhimin? - Braçe: Kompanitë e grumbullimit zvarrisin pagesat, të vendoset afat
Fermerët shqiptarë nuk marrin paratë nga grumbulluesit pasi dorëzojnë prodhimin, duke bërë që shumë prej tyre të kenë pagesa të vonuara për më shumë se një......

Kroacia drejt eliminimit total të importit të energjisë elektrike – Vendi synon të shtojë 1 GW kapacitet nga burimet e rinovueshme
Vitin e kaluar Kroacia importoi 2.12 TWh energji elektrike dhe, për shkak të krizës energjetike, me çmime të larta. Duke shfrytëzuar potencialet e tij të......

Të gjithë shqiptarët të dhënë pas internetit - Për videothirrje e lexim lajmesh, por edhe blerje online
Përdorimi i internetit në Shqipëri ka shënuar rritje nga një vit më parë duke bërë që pothuasje të gjithë shqiptarët të kenë akses në përdorimin e tij. 82.9% e......

440 milion lekë për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara – Ja zonat kadastrale që përfshihen
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin financiar të pronarëve të pasurive......

Fragmentimi i kushton ekonomisë globale 7% të PBB - FMN, lufta në Ukrainë dhe pasojat e pandemisë së Covid, arsyet kryesore
Në një raport të ri të publikuar së fundmi, Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh se fragmentimi mund t'i kushtojë ekonomisë globale deri në 7% të......

Qyteti më i ftohtë në botë - Në Yakutsk temperatura shënon minus 62°
Ndodhet në Siberi, qendra e banuar më e ftohtë në botë. Pas një vale të ftohti më të gjatë se mesatarja në Yakutsk, 450 kilometra larg Moskës, temperatura e......

BE kërkon blerje të përbashkët të gazit - Vendet anëtare duhet të “grumbullojnë” kërkesat
Komisioni Europian synon që vendet e BE-së të fillojnë të blejnë së bashku gaz shumë përpara stinës së verës. Deklarata u bë nga zv/presidenti i Komisionit......

Përshpejtohet rritja e pagave në Britani - Banka e Anglisë, e shqetësuar për nivelin e inflacionit
Rritja e pagave në Britani, e cila po monitorohet nga afër nga Banka e Anglisë që po vlerëson rritjen e ardhshme të normave të interesit, u rrit më shumë në......