Bota Postuar më 17 Janar 2023, 11:45

Fragmentimi i kushton ekonomisë globale 7% të PBB - FMN, lufta në Ukrainë dhe pasojat e pandemisë së Covid, arsyet kryesore

Nga SCAN TV
Fragmentimi i kushton ekonomisë globale 7% të PBB - FMN, lufta në

Në një raport të ri të publikuar së fundmi, Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh se fragmentimi mund t'i kushtojë ekonomisë globale deri në 7% të PBB-së.

Kostoja afatgjatë e fragmentimit të tregtisë varion nga 0.2% e prodhimit global në pothuajse 7%, që është afërsisht prodhimi vjetor i kombinuar i Gjermanisë dhe Japonisë, sipas raportit që e cilëson një përzierje sfidash situatën aktuale me të cilën po përballen politikbërësit.

Në varësi të përkufizimit të "fragmentimit", disa parashikime nga FMN janë edhe më të zymta. Vlerësimet që përfshijnë shkëputjen teknologjike midis rajoneve sugjerojnë se vendet mund të humbasin deri në 12% të PBB-së. FMN rendit një numër faktorësh që kontribuojnë në rritjen e fragmentimit global, duke përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe pandeminë Covid-19.

Të dyja situatat kanë shkaktuar ndërprerje në furnizimet ndërkombëtare financiare, ushqimore dhe energjetike, me kufizime të tjera tregtare që shtojnë mosmarrëveshjen midis rajoneve. Në raport theksohet se rreziku është që ndërhyrjet e politikave të miratuara në emër të sigurisë ekonomike ose kombëtare mund të kenë pasoja të paqëllimshme, ose ato mund të përdoren qëllimisht për përfitime ekonomike në kurriz të të tjerëve. Gjithashtu renditen edhe kufizimet në migrimet ndërkufitare, flukset e reduktuara të kapitalit dhe një rënie në bashkëpunimin ndërkombëtar si lloje të ndryshme të fragmentimit.

FMN bën të qartë se nuk pritet që të gjitha vendet të ndjejnë ndikimet e fragmentimit në mënyrë të barabartë. Konsumatorët me të ardhura më të ulëta në ekonomitë e përparuara nuk do të kenë më akses në mallra të importuara më të lira, duke i lënë ekonomitë e vogla dhe të hapura veçanërisht të cënueshme. Në këtë prizëm pjesa më e madhe e Azisë do të vuante për shkak të mbështetjes së saj të madhe në tregtinë e hapur.

Ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim gjithashtu do të ndalojnë së përfituari nga "përhapjet e teknologjisë" nga ekonomitë më të përparuara, të cilat në të kaluarën kanë ndihmuar në rritjen ekonomike dhe atë të standardeve të jetesës.

FMN rekomandon tre qasje për të trajtuar fragmentimin: forcimin e sistemit të tregtisë ndërkombëtare, ndihmën ndaj vendeve të cënueshme për t'u marrë me borxhin dhe rritja e veprimeve në mbrojtje të klimës.

Dorina kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......