Bota Postuar më 17 Janar 2023, 11:42

Rusia po fiton më pak nga shitja e naftës - Situata mund të krijojë një rreth vicioz për buxhetin dhe rublën

Nga SCAN TV
Rusia po fiton më pak nga shitja e naftës - Situata mund të

Analistët shprehen se përpjekjet e Rusisë për të mbyllur deficitin e saj buxhetor duke shitur rezerva valutore mund të shkaktojnë një rreth vicioz që e shtyn rublën më lart dhe redukton më tej të ardhurat vendimtare të Kremlinit nga eksporti.

Ministria e financave dhe banka qendrore e Rusisë konfirmuan se do të rifillonin ndërhyrjet në tregjet valutore për herë të parë në pothuajse një vit, duke shitur jenë për një vlerë prej 54.5 miliardë rubla. Shitjet nisën më 13 janar dhe do të zgjasin për tre javë.

Rusia ka përdorur fondin emergjent prej 186.5 miliardë dollarë që nga 1 dhjetori, për të financuar deficitin buxhetor në rritje dhe për të stabilizuar ekonominë përballë sanksioneve gjithnjë e më të ashpra perëndimore mbi shitjet ruse të energjisë.

Kremlini mbështetet në taksat e eksportit nga shitjet e hidrokarbureve për të financuar shpenzimet e brendshme, të cilat janë rritur ndjeshëm për të mbuluar kostot për luftën në Ukrainë, tashmë në muajin e saj të 11-të.

Por analistët thonë se shitjet në valutë të huaj do ta shtyjnë rublën ruse më lart, duke reduktuar më tej të ardhurat e Rusisë në rubla pasi të ardhurat nga eksportet e naftës dhe gazit bazohen kryesisht në çmimet standarde globale që tregtohen në dollarë.

Ky proces mund të shkaktojë një cikël të ardhurash më të dobëta nga eksporti, duke kërkuar më shumë shitje në valutë të huaj dhe duke çuar në një rubël edhe më të fortë, duke përkeqësuar deficitin buxhetor.

Ekspertët shprehen se ekziston rreziku që të ardhurat e Rusisë nga eksportet e energjisë të bien edhe më tej në shkurt dhe mars, pasi faza tjetër e kufirit të çmimeve të G7 - për produktet e naftës - fillon më 5 shkurt.

Hendeku i të ardhurave mund të jetë 2-3 herë më i lartë se mungesa prej 54.5 miliardë rubla në janar. Rubla ka fituar më shumë se 4% kundrejt dollarit që nga shpallja e planit, dhe të hënën po tregtohej me rreth 68 për dollar. Rusia shënoi një deficit prej 3.3 trilionë rubla në vitin 2022, ekuivalente me 2.3% të PBB-së - një nga performancat e saj më të këqija që nga ardhja e Presidentit Vladimir Putin në pushtet mbi dy dekada më parë. Ministri i Financave Anton Siluanov tha në dhjetor se kufiri i çmimit të vendosur për naftën e vendit mund të nënkuptojë se deficiti buxhetor i Rusisë është më i gjerë se planet aktuale për 2% të PBB-së në vitin 2023. Zyrtarët qeveritarë kanë thënë gjithashtu publikisht se do të dëshironin të shihnin një rubël më të dobët.

Buxheti i Rusisë për këtë vit bazohet në një çmim të përzierjes Urale prej rreth 70.10 dollarë për fuçi, megjithëse përzierja kryesore e Rusisë aktualisht tregtohet me rreth 50 dollarë për fuçi. Në rubla, ky është niveli më i ulët në dy vjet.

Banka shtetërore Sberbank vlerëson se nëse çmimi mesatar për përzierjen ruse Urale ishte 55 dollarë për fuçi dhe rubla vazhdonte të tregtohej rreth 67 kundrejt dollarit amerikan, qeverisë do t'i kërkohet të shesë cdo muaj 1.5 miliardë dollarë - ose 100 miliardë rubla - valutë të huaj - për të mbuluar hendekun.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......