Shqipëria Postuar më 17 Janar 2023, 11:41

Bastet "online" rikthehen në "lojë" - Zbardhet drafti i ri/ Sa do të jetë tatimi për kompanitë dhe lojtarët?

Nga SCAN TV
Bastet "online" rikthehen në "lojë" - Zbardhet

Bastet sportive "on line" pritet të rikthehen sërish, apo e thënë ndryshe, të formalizohen. SCAN TV ka siguruar një nga variantet e hartuara nga Ministria e Financave dhe qe po diskutohet aktualisht, sipas të cilit "Organizatorët e kategorisë “Baste sportive on line” tatohen në masën 25 % të të ardhurave bruto nga loja.

Këshilli i Ministrave përcakton me vendim masën e të ardhurave nga ky tatim e cila kalon për llogari të Ministrisë përgjegjëse për sportin si dhe mënyrën e shpenzimit të saj. Po ashtu, në drafti paraprak thuhet se "Të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit për të gjitha kategoritë e lojërave tatohen sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat.

Organizatorët e lojërave të fatit janë agjentë tatimorë për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin për tatimin mbi të ardhurat dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.” Po ashtu, drafti forcon rregullat për kompanitë qe do të ushtrojnë këtë aktivitet .

Konkretisht, në të thuhet "Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose të  huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë "Baste Sportive Online", duhet të përmbushë kriteret minimale, siç janë: Të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati në kategorinë “Baste Sportive Online”;  Shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë; Të deklarojë burimin e kapitalit që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë për kategorinë “Baste Sportive Online”; Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të OECD dhe për jo më pak se 3 vjet si dhe të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla.  Ndërkaq, drafti vendos edhe kufizime të shumta sa i takon reklamimit të basteve sportive.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......