Kryeministri i Spanjës: Europa mund të mësojë nga Ligji i Biden për Reduktimin e Inflacionit!

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u shpreh se Bashkimi Europian ka diçka për të mësuar nga Uashingtoni dhe politikat e tij të reja për të luftuar inflacionin, duke thënë se ai shpreson që një luftë tregtare midis dy palëve mund të shmanget.
"Ne duhet të mësojmë," tha Sanchez kur u pyet për Aktin e Reduktimit të Inflacionit, të cilin SHBA shpreson ta bëjë atë vendin e duhur për investime të gjelbra. “Ne duhet të reformojmë disa aspekte të brendshme të politikave tona industriale, si ndihma shtetërore, reduktimi i burokracisë dhe përpjekjet për të dërguar një mesazh për industrinë në mbarë botën se është Europa, dhe sigurisht Spanja, që është një vend i mirë për t'u vendosur,” shtoi ai.
Legjislacioni gjithëpërfshirës i SHBA, i cili u miratua nga ligjvënësit amerikanë në gusht dhe përfshin një shpenzim rekord prej 369 miliardë dollarësh për politikat e klimës dhe energjisë, ka marrë disa përgjigje të zemëruara midis 27 vendeve të BE-së. Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, ka thënë më parë se ka "shqetësime serioze" në lidhje me hartimin e stimujve financiarë në paketë.
BE-ja ka renditur pika në Aktin e SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit që beson se mund të jenë në shkelje të rregullave të tregtisë ndërkombëtare. Një nga pengesat më të mëdha për europianët është kreditimi i taksave të dhëna për makinat elektrike të prodhuara në Amerikën e Veriut. Kjo mund të sjellë sfida për prodhuesit europianë të makinave që janë duke u fokusuar në EV, si Volkswagen.
Ka pasur sugjerime se Uashingtoni mund të gjejë mënyra që firmat europiane të kenë akses në këto subvencione të gjelbra, por kjo ka zemëruar më tej disa politikanë europianë. Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, për shembull, kohët e fundit akuzoi SHBA-në për një fushatë "agresive" për të joshur kompanitë në brigjet e saj me këto masa.
"Shpresoj që jo," tha Sanchez kur u pyet për mundësinë e shpërthimit të një lufte tregtare midis SHBA-së dhe BE-së. "Unë mendoj se ne duhet të kemi atë dialog për të arritur një marrëveshje," tha ai. "Unë mendoj se kjo luftë [Rusi-Ukrainë] na tregon gjithashtu rëndësinë e unitetit në anën e mbrojtjes, por edhe në anën ekonomike brenda vendeve perëndimore," shtoi ai.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Cilat aeroporte europiane patën vonesat më të këqija të fluturimeve në 2022?!
Gjysma e fluturimeve në Europë u vonuan verën e kaluar dhe gati 2,000 u anuluan çdo ditë në vitin 2022, zbulon një raport i ri. Të dhënat - të lëshuara nga......

Dollari, në nivelin më të ulët në 7 muaj - Tregjet presin takimin e Bankës së Japonisë, parashikohet rritje e interesave
Tregu i monedhave ka vijuar qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në ekonomitë e zhvilluara dhe......

Nafta Brent vijon të tregtohet pranë 84 USD - Ekonomia kineze rritet me 3% në 2022, hapi më i ngadaltë që nga 1976
Nafta Brent e Londrës po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa nafta Bruto amerikane po qëndron në rënie, pasi Kina raportoi një rritje më të......

Bursat europiane, të qëndrueshme - Ngadalësimi i ekonomisë dominon forumin ekonomik të Davosit
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërkohë që shqetësimet mbi ngadalësimin e ekonomisë globale po dominojnë axhendën e......

Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan ndërsa monedha europiane vijon në të ‘kuqe’!
Monedha europiane vijon edhe këtë të martë në zonën e ‘kuqe’ pasi ka regjistruar sërish rënie mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 115.9 lekë dhe duke u......

Bilateralet Shqipëri-BE për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, AMF organizon takimin përgatitor!
Në kuadër të kryesimit të kapitullit 9 “Shërbimet Financiare” dhe përgatitjeve për Bilateralet Shqipëri-BE, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim......

25 vendet që kanë borxhin më të madh për frymë!
SipSipas një dokumenti kërkimor të Bankës Botërore, qeveritë duhet të zbatojnë politika, institucione dhe mekanizma që u mundësojnë atyre të arrijnë një......

Çfarë biznesesh hapen dhe mbyllen në Tiranë? - Analiza e shifrave të 5 viteve, mbyllen 18 mijë por hapen 43 mijë
Ndryshe nga qytetet e tjera, Tirana është qyteti që të ofron më shumë mundësi për të zhvilluar biznes. Por le të shohim se cfarë thonë shifrat. Televizioni......