Bilateralet Shqipëri-BE për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, AMF organizon takimin përgatitor!

Në kuadër të kryesimit të kapitullit 9 “Shërbimet Financiare” dhe përgatitjeve për Bilateralet Shqipëri-BE, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), organizoi takimin simulues për prezantimet e avancimeve ligjore e rregullatore për tregjet financiare me Direktivat Europiane.
Takimi u kryesua nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, në cilësinë e negociatorit të kapitullit 9 dhe në të ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të tjera përgjegjëse, Banka e Shqipërisë (BSH), Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), si edhe ekspertë nga vendet e rajonit, të angazhuar me negociatat.
Anëtarët e grupit negociator paraqitën prezantimet kryesore që do të realizohen përpara ekspertëve të Komisionit Evropian në Takimin Bilateral më 13-14 shkurt 2023 në Bruksel, sa i përket shkallës së përafrimit të kuadrit ligjor që rregullon tregjet financiare në Shqipëri me legjislacionin dhe Direktivat Evropiane. Acquis në kapitullin 9 përfshin shërbimet financiare në fushën bankare, atë të sigurimeve, pensioneve private vullnetare, shërbimeve të investimeve dhe tregjeve të letrave me vlerë.
Komisioni Europian, në Progres Raportin për Shqipërinë, publikuar në tetor të vitit të kaluar, vlerëson përparimin e bërë me përafrimin ligjor e rregullator me acquis të BE-së dhe praktikat mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Në konstatimet e kapitullit 9 “Shërbimet Financiare”, ku Autoriteti është institucioni lider, raporti nënvizon se “është bërë progres me sigurimet e detyrueshme dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive”.
Edhe Progres Raporti i vitit 2021 vlerësonte progresin e bërë në kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, në veçanti përmes miratimit të ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit në mars të vitit 2021, si edhe masat e marra nga Autoriteti për garantimin e stabilitetit financiar të tregjeve nën mbikëqyrje gjatë periudhës së pandemisë.
Në 7 tetor 2022, AMF kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në takimet shpjeguese për kapitullin 9 të negociatave “Shërbimet financiare”, organizuar në Bruksel nga Komisioni Europian. Në këtë takim, ekspertët e Komisionit Europian bënë një prezantim të direktivave dhe kërkesave që duhet të plotësojë Shqipëria për kapitullin 9. Në nëntor të vitit të kaluar, AMF në bashkëpunim me GIZ organizoi një workshop me pjesëmarrësit e Takimit Bilateral për Kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, në kuadër të përgatitjeve për prezantimet që do realizohen në 13-14 shkurt 2023 në Bruksel.
SCAN
Sondazh

25 vendet që kanë borxhin më të madh për frymë!
SipSipas një dokumenti kërkimor të Bankës Botërore, qeveritë duhet të zbatojnë politika, institucione dhe mekanizma që u mundësojnë atyre të arrijnë një......

Çfarë biznesesh hapen dhe mbyllen në Tiranë? - Analiza e shifrave të 5 viteve, mbyllen 18 mijë por hapen 43 mijë
Ndryshe nga qytetet e tjera, Tirana është qyteti që të ofron më shumë mundësi për të zhvilluar biznes. Por le të shohim se cfarë thonë shifrat. Televizioni......

Probleme me menaxhimin e ujësjellësit - UKT: Nivel i lartë i humbjeve. Hapet tenderi për sistemin e mbledhjes së të dhënave
Inxhinierët dhe operatorët e ujësjellës-kanalizime Tiranë nuk kanë informacionin e nevojshëm për të mirëmenaxhuar rrjetin, ndërkohë që ndërhyrjet kryhen......

Gjermania hap terminalin e dytë të gazit natyror të lëngshëm!
Gjermania të shtunën përuroi terminalin e saj të dytë të gazit natyror të lëngshëm, pjesë e një përpjekjeje të ekonomisë më të madhe të Evropës për të......

Ngadalësimi ekonomik gobal - Më shumë njerëz detyrohen të punojnë për më pak të ardhura
Në vlerësimin e fundit për sa i përket gjendjes së tregut të punës, Organizata Ndërkombëtare e Punës me qendër në Gjenevë, paralajmëroi se pasiguria “e lartë......

“Bien” çmimet e energjisë për bizneset - Për dhjetorin, të lidhurit në 35 KV do të faturohen me 30.59 lekë/kWh
Çmimet e energjisë për klientët e liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal nën rolin e Furnizuesit të......

Si u shpërndanë paratë’ në bujqësi? - Nafta mori 43% të fondeve, bimët mjekësore u “diskriminuan”
Mbështetja financiare për fermerët përmes Skemave Kombëtare gjatë vitit 2022 arriti në afro 5.1 miliardë lekë edhe pse në fillim vit u parashikuan më pak......

Sa para cash duhet të mbajnë bizneset në arkë? - Vlera limit që i “shpëton” nga gjoba, përjashtohen bankat
Nga 1 Janari 2023 ka hyrë në fuqi ligji që vendos limit mbi shumën e parave cash që mund të mbajë një biznes në arkë, e cila është shuma fillestare e parave që......