Si u shpërndanë paratë’ në bujqësi? - Nafta mori 43% të fondeve, bimët mjekësore u “diskriminuan”

Mbështetja financiare për fermerët përmes Skemave Kombëtare gjatë vitit 2022 arriti në afro 5.1 miliardë lekë edhe pse në fillim vit u parashikuan më pak fonde. Por si u shpërndanë këto para’ dhe kush përfitoi më shumë?
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, 43 për qind e fondit ka shkuar për mbështetjen e fermerëve me naftë falas për punime të mekanizuara në bujqësi, ku numri total i përfitueseve arriti në 34.731 fermerë.
Ndërkohë edhe pse mbështetja për blegtorinë ka qenë ndër më të kritikuarat, për shkak të situatës së keqe në të cilin ndodhet ky sektor, shifrat tregojnë se 33 për qind e fondit ka shkuar për blegtorët, më një numër total prej 5981 përfituesish. Më pas renditet kultivimi i grurit, fushatë e cila edhe pse u ndërmor në muajin Tetor, mori 11 për qind të fondeve, ku u shpallën fitues 4200 fermerë.
Ndërkohë, për bletarinë kanë shkuar 7 për qind e fondeve, për farat dhe fidanët kanë shkuar 4 për dhe në fund renditet sektori i bimëve medicinale, për të cilin janë akorduar vetëm 2 për qind e totalit të financimit në bujqësi.
Rritja e fondeve të vëna në dispozicion për subvencione në bujqësi është pasuar me interes të shtuar nga ana e fermerëve, të cilët kusht kryesor për përfitim, kanë pasur formalizmin e tyre. Referuar statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përgjatë vitit 2022 janë pajisur me nipt 21.397 fermerë, duke e çuar në total numrin e fermerëve aktiv apo të formalizuar në 84.383.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Sa para cash duhet të mbajnë bizneset në arkë? - Vlera limit që i “shpëton” nga gjoba, përjashtohen bankat
Nga 1 Janari 2023 ka hyrë në fuqi ligji që vendos limit mbi shumën e parave cash që mund të mbajë një biznes në arkë, e cila është shuma fillestare e parave që......

Në Itali pothuajse dy milionë familje janë në varfëri absolute!
Në Itali ka gjithnjë e më shumë pabarazi sociale dhe ekonomike, ku 10% e aseteve italiane kanë në fund të vitit 2021 më shumë se gjashtëfishin e pasurisë së......

Qeveria në Spanjë, “gërshërë” fondeve - Mijëra protestues në mbështetje të sektorit të shëndetit publik
Dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë dolën në rrugët e Madridit për të protestuar ndaj shkurtimeve të kujdesit shëndetësor të vendosur nga qeveria rajonale......

Njerëzit, gjithnjë e më pesimistë për financat e tyre - Shqetësimet më të mëdha në ekomomitë britanike e amerikane
Vetëm dy njerëz në pesë besojnë se familjet e tyre do të jenë më mirë ekonomikisht në të ardhmen. Të dhënat janë konfirmuar nga një sondazh global i cili......

Qipro, Greqia dhe Malta “zhdukin” plastikën - Hotelet miratojnë planin për asgjesimin e mjeteve një përdorimshe
Objektet e turizmit në Qipro, Greqi dhe Maltë kanë reduktuar me sukses përdorimin madje në disa raste dhe duke asgjësuar totalisht plastikën një......

Fondi rekord i rimëkëmbjes së BE-së në rrezik ndërsa vendet përpiqen të përmbushin afatin!
Rreziku që qeveritë e Bashkimit Europian nuk do të jenë në gjendje të shpenzojnë paketën më të madhe të ndihmës në historinë e tij po rritet ndërsa anëtarët......

Si Gjermania po planifikon të shkatërrojë një fshat të tërë për një minierë qymyri!
Është një imazh i zymtë në vitin 2023: Policia me mjete rebelimi përmbyt një fshat, duke larguar njerëzit nga shtëpitë dhe duke shkatërruar strukturat për t'i......

Firmat greke nisin ndërtimin e impiantit të gazit 840 MW në Aleksandropolis - Synon Ballkanin për eksportet e energjisë
Një konsorcium i përbërë nga Public Power Corp. (PPC), DEPA Commercial dhe Damco Energy shënoi fillimin e punimeve në një termocentral me gaz në......