Sa para cash duhet të mbajnë bizneset në arkë? - Vlera limit që i “shpëton” nga gjoba, përjashtohen bankat

Nga 1 Janari 2023 ka hyrë në fuqi ligji që vendos limit mbi shumën e parave cash që mund të mbajë një biznes në arkë, e cila është shuma fillestare e parave që tatimpaguesi mund të ketë në arkën e tij në fillim të ditës së punës ose të ndërrimit të çdo operatori.
Ndërkohë, burime nga bizneset, bëjnë me dije se kanë nisur kontrollet tatimore për të verifikuar nëse ky limit zbatohet apo jo. Por sa duhet të jetë shuma cash që duhet të mbajnë bizneset në varësi të qarkullimit në mënyrë që t’u shpëtojnë gjobave të tatimeve? Sipas ligjit “për procedurat tatimore”, kriteri për përcaktimin e shumës maksimale të arkës së tatimpaguesit, që lëshon faturë, është niveli i qarkullimit vjetor.
Konkretisht për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, deri në 2 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 150 mijë lekë; për bizneset me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, mbi 2 milionë lekë deri në 10 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 500 mijë lekë; për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, mbi 10 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 500 mijë lekë ose 5% të qarkullimit vjetor të vitit të kaluar, cilado qoftë vlera më e lartë. Shuma maksimale cash e arkës, ligjit në fuqi, nuk zbatohet për bankat dhe institucionet e tjera financiare jobankare.
Ndërsa tatimpaguesi që lëshon faturë, i cili kryen transaksione këmbimi monedhe, mund të përcaktojë maksimumin e arkës deri në shumën 5 milionë lekë ose 5% të qarkullimit vjetor të vitit të kaluar, cilado qoftë vlera më e lartë.
Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet në fillim të çdo dite pune dhe para lëshimit të faturës së parë, që përmes sistemit të fiskalizimit të paraqesë informacionin mbi shumën fillestare të parave cash në arkë për çdo pajisje elektronike të faturimit. Gjobat e parashikuara në rast se tatimpaguesit kapen në shkelje, variojnë nga 50 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Në Itali pothuajse dy milionë familje janë në varfëri absolute!
Në Itali ka gjithnjë e më shumë pabarazi sociale dhe ekonomike, ku 10% e aseteve italiane kanë në fund të vitit 2021 më shumë se gjashtëfishin e pasurisë së......

Qeveria në Spanjë, “gërshërë” fondeve - Mijëra protestues në mbështetje të sektorit të shëndetit publik
Dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë dolën në rrugët e Madridit për të protestuar ndaj shkurtimeve të kujdesit shëndetësor të vendosur nga qeveria rajonale......

Njerëzit, gjithnjë e më pesimistë për financat e tyre - Shqetësimet më të mëdha në ekomomitë britanike e amerikane
Vetëm dy njerëz në pesë besojnë se familjet e tyre do të jenë më mirë ekonomikisht në të ardhmen. Të dhënat janë konfirmuar nga një sondazh global i cili......

Qipro, Greqia dhe Malta “zhdukin” plastikën - Hotelet miratojnë planin për asgjesimin e mjeteve një përdorimshe
Objektet e turizmit në Qipro, Greqi dhe Maltë kanë reduktuar me sukses përdorimin madje në disa raste dhe duke asgjësuar totalisht plastikën një......

Fondi rekord i rimëkëmbjes së BE-së në rrezik ndërsa vendet përpiqen të përmbushin afatin!
Rreziku që qeveritë e Bashkimit Europian nuk do të jenë në gjendje të shpenzojnë paketën më të madhe të ndihmës në historinë e tij po rritet ndërsa anëtarët......

Si Gjermania po planifikon të shkatërrojë një fshat të tërë për një minierë qymyri!
Është një imazh i zymtë në vitin 2023: Policia me mjete rebelimi përmbyt një fshat, duke larguar njerëzit nga shtëpitë dhe duke shkatërruar strukturat për t'i......

Firmat greke nisin ndërtimin e impiantit të gazit 840 MW në Aleksandropolis - Synon Ballkanin për eksportet e energjisë
Një konsorcium i përbërë nga Public Power Corp. (PPC), DEPA Commercial dhe Damco Energy shënoi fillimin e punimeve në një termocentral me gaz në......

Bosi i energjisë paralajmëron: Faturat e larta janë këtu për të qëndruar!
Shefi i gjigantit energjetik norvegjez Equinor ka thënë se nuk pret që faturat e gazit dhe energjisë elektrike të kthehen në nivelet që ishin përpara Covid-it.......