Europa Postuar më 16 Janar 2023, 11:44

Qeveria në Spanjë, “gërshërë” fondeve - Mijëra protestues në mbështetje të sektorit të shëndetit publik

Nga SCAN TV
Qeveria në Spanjë, “gërshërë” fondeve -

Dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë dolën në rrugët e Madridit për të protestuar ndaj shkurtimeve të kujdesit shëndetësor të vendosur nga qeveria rajonale konservatore.

Të veshur me pallto të bardha dhe me daulle në duar, shumë prej tyre bërtisnin: "prerja e shëndetit publik është kriminale". Përafërsisht 30 mijë morën pjesë në manifestim sipas një zëdhënësi të qeverisë rajonale.

Qeveria rajonale e Madridit, e udhëhequr nga Isabel Diaz Ayuso e Partisë Popullore, është kritikuar rëndë në vitet e fundit, veçanërisht që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në vitin 2020, për staf të reduktuar dhe të pakualifikuar dobët në spitale dhe në qendra të kujdesit shëndetësor parësor.

Protestuesit u shprehën se duke hequr shërbimet shëndetësore publike dh eduke favorizuar ofruesit privatë në sektorin e shëndëtesisë, po dëmtohet sistemi i kujdesit shëndetësor. Për më tepër, organizatorët e tubimit pohuan se, pavarësisht se Madridi është kryeqyteti i vendit dhe një nga rajonet e tij më të pasura, financimi i kujdesit shëndetësor për frymë është ndër më të ulëtat e Spanjës.

Mjekët shprehen se me 40 ose 50 pacientë në ditë mund t'u japin atyre rreth gjashtë minuta kohë secilit. Por as një gjë e tillë nuk po bëhet e mundur si pasojë e vendimeve të qeverisë.

Ayuso mohon akuzat se administrata e saj po minon shërbimet shëndetësore publike në favor të sektorit privat dhe thotë se protestat po orkestrohen nga partitë e krahut të majtë në prag të zgjedhjeve komunale dhe rajonale të këtij viti. Nëntorin e kaluar, dhjetëra mijëra njerëz marshuan në qendër të Madridit në mbështetje të punonjësve shëndetësorë që kërkonin kushte më të mira pune.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat