Njerëzit, gjithnjë e më pesimistë për financat e tyre - Shqetësimet më të mëdha në ekomomitë britanike e amerikane

Vetëm dy njerëz në pesë besojnë se familjet e tyre do të jenë më mirë ekonomikisht në të ardhmen. Të dhënat janë konfirmuar nga një sondazh global i cili thekson gjithashtu se ka një rritje të konsiderueshme të nivelit të mosbesimit tek institucionet si pasojë e të ardhuarave të pakëta për familjet.
Barometri “Edelman Trust”, që prej dy dekadash mat ndjesitë e mijëra personave, zbuloi se pesimizmi ekonomik ishte në nivelin më të lartë në disa prej ekonomive më të mëdha në botë si për shembull në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani e Madhe, Gjermani dhe Japoni.
Gjithashtu u konfirmua se si shoqëritë janë përcarë si pasojë e pandemisë së Covid dhe inflacionit të lartë. Familjet me të ardhura më të larta kanë vështirësi të besojnë më institucione si qeveri, biznese, media dhe organizata jo qeveritare. Por ky fenomen është shumë i përhapur dhe mes grupeve me të ardhura më të ulëta. Sipas ekspertëve kjo situatë ka treguar qartë ndarjen e fortë mes klasave. Sondazhi është kryer me më shumë se 32 mijë të anketuar në 18 vende të ndryshme të botës në periudhën nga 1 nëntor në 28 nëntor të një viti më parë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjerë konfirmuan se të varfërit janë ata që janë prekur më shumë nga pandemia, ndërsa ata me të ardhura të ulëta vuajnë më shumë nga artikujt bazë më të kushtueshëm.
Globalisht, vetëm 40% ranë dakord me deklaratën: “Unë dhe familja ime do të jemi më mirë pas pesë vjetësh” krahasuar me 50% një vit më parë, me ekonomitë e përparuara që shfaqen si më të brishtat: Shtetet e Bashkuara të Amerikës - 36%, Britania e Madhe - 23%, Gjermania - 15% dhe Japonia - 9%.
Ekonomitë me rritje të shpejtë panë rezultate shumë më të larta - megjithëse më të ulëta se vitin e kaluar - me Kinën që e përmbysi trendin me një pikë përqindje rritjeje në 65%, pavarësisht përçarjes ekonomike të shkaktuar nga politikat e saj tashmë të lehtësuara "zero COVID".
Shqetësime të tilla pasqyrojnë pasiguri të thellë për gjendjen e ekonomisë globale, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon dhe bankat qendrore rrisin normat e tyre të kreditimit për të zbutur inflacionin. Banka Botërore paralajmëroi se mund të futet në recesion këtë vit.
Ndërsa qëndrime të tilla pasqyrojnë në mënyrë të pashmangshme ngjarjet aktuale, rënia e besimit në qeveri në veçanti ka qenë një temë kryesore e sondazhit për disa vite, me nivelet e saj të besimit këtë vit shumë më të ulëta në krahasim me ato relativisht të shëndetshme të shënuara nga biznesi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Qipro, Greqia dhe Malta “zhdukin” plastikën - Hotelet miratojnë planin për asgjesimin e mjeteve një përdorimshe
Objektet e turizmit në Qipro, Greqi dhe Maltë kanë reduktuar me sukses përdorimin madje në disa raste dhe duke asgjësuar totalisht plastikën një......

Fondi rekord i rimëkëmbjes së BE-së në rrezik ndërsa vendet përpiqen të përmbushin afatin!
Rreziku që qeveritë e Bashkimit Europian nuk do të jenë në gjendje të shpenzojnë paketën më të madhe të ndihmës në historinë e tij po rritet ndërsa anëtarët......

Si Gjermania po planifikon të shkatërrojë një fshat të tërë për një minierë qymyri!
Është një imazh i zymtë në vitin 2023: Policia me mjete rebelimi përmbyt një fshat, duke larguar njerëzit nga shtëpitë dhe duke shkatërruar strukturat për t'i......

Firmat greke nisin ndërtimin e impiantit të gazit 840 MW në Aleksandropolis - Synon Ballkanin për eksportet e energjisë
Një konsorcium i përbërë nga Public Power Corp. (PPC), DEPA Commercial dhe Damco Energy shënoi fillimin e punimeve në një termocentral me gaz në......

Bosi i energjisë paralajmëron: Faturat e larta janë këtu për të qëndruar!
Shefi i gjigantit energjetik norvegjez Equinor ka thënë se nuk pret që faturat e gazit dhe energjisë elektrike të kthehen në nivelet që ishin përpara Covid-it.......

Nafta e nis javën në rënie - Rimëkëmbja e kërkesës në Kinë kufizon humbjet
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, por megjithatë po tregtohet pranë niveleve më të larta që nga fillimi i vitit, për shkak të optimizmit se......

Jep dorëheqjen ministrja gjermane e mbrojtjes!
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht dha të hënën dorëheqjen e saj, ndërsa po vijon shqyrtimi mbi reagimin e Berlinit ndaj luftës në......

Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët presin takimin e Bankës së Japonisë, pritet shtrëngim i politikave
Tregu i monedhave e ka nisur në qëndrueshmëri edhe këtë javë, ndërsa euro po tregtohet në mbi 1.08 në raport me dollarin amerikan. Ndërkohë, jeni japonez po......