Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët presin takimin e Bankës së Japonisë, pritet shtrëngim i politikave

Tregu i monedhave e ka nisur në qëndrueshmëri edhe këtë javë, ndërsa euro po tregtohet në mbi 1.08 në raport me dollarin amerikan. Ndërkohë, jeni japonez po teston nivelin më të lartë në 7 muajt e fundit, pasi investitorët po presin vendimin e Bankës së Japonisë, më vonë gjatë kësaj jave.
Euro po tregtohet në mbi 1.08 dollarë, ndërsa paundi po tregtohet në mbi 1.22 dollarë. Tregjet presin se Banka e Japonisë do të sinjalizojë largimin nga politika monetare ultra-lehtësuese që zgjat prej mbi 1 dekade. Dollari amerikan po gjendet nën presion edhe për shkak të ngadalësimit të inflacionit në Shtetet e Bashkuara, që ra për herë të parë në 2 vite e gjysëm, gjatë dhjetorit.
Në anën tjetër, të dhënat më pozitive se parashikimet në Gjermani dhe Britani sugjerojnë se dy vendet mund ta shmangin recesionin, në tremujorin e parë të këtij viti. Përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare, indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan po qëndron në rreth 102, shumë pranë nivelit më të ulët në 7 muajt e fundit. Volumi i shkëmbimeve tregtare pritet të jetë i ulët gjatë ditës së sotme, për shkak se Wall Street do të qëndrojë pushim, me rastin e një feste kombëtare.
SCAN
Sondazh

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Në fokus të investitorëve, Forumi Ekonomik Botëror i Davosit
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, duke ndjekur tendencën pozitive në tregjeve aziatike, për shkak të ngadalësimit të......

Europa nxiton të grumbullojë naftë përpara ndalimit të importeve nga Rusia!
Europa është vendosur të ndalojë importet e produkteve ruse të naftës më 5 shkurt, një veprim që tashmë po shkakton ndryshime masive në tregtinë globale të......

Livestock at emergency levels: How much has milk and meat production fallen?
Livestock for 2022 has shown a decrease in numbers. During the annual analysis for this institution, the Minister of Agriculture, Frida Krifca, informed that......

Oxfam kërkon taksim imediat mbi fitimin për kompanitë ushqimore për të luftuar pabarazinë dhe inflacionin!
Kompanitë e ushqimit që bëjnë fitime të mëdha ndërsa inflacioni është rritur duhet të përballen me taksa të papritura për të ndihmuar në uljen e pabarazisë......

Forumi Ekonomik Botëror në Davos në kohë multi-krizash!
Të hënën (16.01) fillon punimet Forumi Ekonomik Botëror, në Davos si gjithmonë para një skene dimërore të mbuluar me borë. Lufta në Ukrainë dhe pasojat në......

Java nis e ‘ngrysur’ për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pasi krahasuar me javën e kaluar ka regjistruar një rënie të lehtë këtë mëngjes duke u blerë sot me 106.8......

Projekti më i madh urban i Europës - Qyteti port i Hamburgut
Historia filloi 25 vjet më parë me marrjen e vendimit nga parlamenti i qytetit të Hamburgut, Këshillit të qytetit. Në atë kohë ishte e vështirë të imagjinoje......

Nafta ruse në rubla arrin nivelin më të ulët që nga nëntori 2020, nën objektivin buxhetor!
Çmimi i naftës kryesore ruse Urals në rubla ka arritur nivelin e tij më të ulët që nga nëntori 2020, treguan llogaritjet e Reuters, duke u tregtuar rreth një......