Forumi Ekonomik Botëror në Davos në kohë multi-krizash!

Të hënën (16.01) fillon punimet Forumi Ekonomik Botëror, në Davos si gjithmonë para një skene dimërore të mbuluar me borë. Lufta në Ukrainë dhe pasojat në ekonomi do të sundojnë edhe këtë herë takimin në alpet zvicerane.
Në Davos vijnë krerë politikë nga e gjithë bota, liderë të ekonomisë, figura të njohura dhe aktivistë të klimës. Ky forum zhvillohet në një kohë kur ekonomia botërore ndodhet nën presion të madh për shkak të inflacionit të lartë, krizës së energjisë, ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit si pasojë e luftës, si edhe rishpërthimit të pandemisë Covis-19 në Kinë. "Krizat ekonomike, ekologjike, sociale dhe gjeopolitike bashkohen dhe krijojnë një të ardhme ekstremisht të pasigurt dhe të paparashikueshme", thotë Klaus Schwab, themelues i Forumit Botëror Ekonomik në Davos. "Takimi vjetor në Davos do të ndikojë që përgjegjësit të mos ngecin në mentalitetin e krizës."
Në takimin 5-ditor që zhvillohet nën moton "Bashkëpunim në një botë të fragmentuar", priten krerë nga 50 shtete të botës. Mes tyre edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. Priten edhe presidentë të sapozgjedhur si presidenti koreano-jugor, Yoon Suk-yeol, ai kolumbian, Gustavo Petro dhe presidenti filipinas, Ferdinand Marcon Jr. Nga SHBA vjen ngarkuari i presidentit Biden për klimën, John Kerry dhe e ngarkuara për tregtinë, Katherine Tai. Nga Rusia nuk ka asnjë pjesëmarrës. Forumi i ndërpreu marrëdhëniet pas sulmit rus mbi Ukrainë.
Takimi i 53-të në Davos zhvillohet para turbulencave të forta të ekonomisë botërore. Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva paralajmëron, se një e treta e të gjitha ekonomive të botës do të mund të bjerë në recesion këtë vit. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë kanë çuar në ngushtica të mëdha të furnizimit me energji. Megjithëse inflacioni në SHBA dhe Europë duket se ka arritur pikën kulmore, ende ai gjendet në një nivel shumë të lartë. Kjo i detyron bankat e bankënotave të ndërmarrin masa të ashpra. Normat e larta të interesit çojnë sërish në kosto të larta rifinancimi në një fazë të stanjacionit ekonomik dhe shtojnë rrezikun e një krize globale të borxheve.
Në një studim të fundit të FMN-së për vlerësimin e rrezikut u vlerësuan si rreziku më i madh i drejtpërdrejtë kostoja e lartë e jetesës shkaktuar nga pandemia dhe marshimi rus në Ukrainë. Sipas të dhënave ngushticat në furnizimin me energji dhe artikuj ushqimorë mund të zgjasin edhe dy vjet të tjera. Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende deklaroi, se "takimi i Davosit zhvillohet në sfondin e gjendjes më të komplikuar gjeopolitike dhe ekonomike. Ndodhet shumë në lojë për ekonominë botërore, që duhet të shmangë një recesion botëror, ngadalësimin e rritjes ekonomike, inflacionin e lartë dhe borxhet në rritje." Për herë të parë pas pandemisë, takimi i Davosit zhvillohet në kushte normale si konferencë me prezencë në alpet zvicerane. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Java nis e ‘ngrysur’ për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pasi krahasuar me javën e kaluar ka regjistruar një rënie të lehtë këtë mëngjes duke u blerë sot me 106.8......

Projekti më i madh urban i Europës - Qyteti port i Hamburgut
Historia filloi 25 vjet më parë me marrjen e vendimit nga parlamenti i qytetit të Hamburgut, Këshillit të qytetit. Në atë kohë ishte e vështirë të imagjinoje......

Nafta ruse në rubla arrin nivelin më të ulët që nga nëntori 2020, nën objektivin buxhetor!
Çmimi i naftës kryesore ruse Urals në rubla ka arritur nivelin e tij më të ulët që nga nëntori 2020, treguan llogaritjet e Reuters, duke u tregtuar rreth një......

Rafineria e naftës në Ballsh do të shndërrohet në termocentral solare 100 MW - Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e parkut fotovoltaik
Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një parku fotovoltaik në vendin e rafinerisë së braktisur të naftës në Ballsh në jug të Shqipërisë. Pronari aktual......

Fed: Rritja e kostove të interesit uli shumën e parave që iu kthyen Thesarit në 2022!
Rezerva Federale tha se i ktheu Thesarit shumë më pak para vitin e kaluar sesa një vit më parë, mes rritjes së shpenzimeve të interesit të lidhura me punën e......

Shkencëtarët kanë zbuluar ngjyrën që mund të zvogëlojë dhimbjen!
Ngjyrat ndikojnë në procese të ndryshme psikologjike dhe emocionale në jetën e një personi. Për shembull, shumë njerëz e dinë që nga fëmijëria se ngjyra......

Republika Çeke zhduk 220 mijë pula për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve
Deri në 220,000 pula janë asgjësuar në Republikën Çeke pas një shpërthimi të gripit të shpendëve në një fermë shpendësh, ka thënë Zyra Shtetërore e......

4 tendenca shqetësuese të tregtisë globale për një treg që tashmë i frikësohet recesionit!
Drejtorët më të mëdhenj të bankave të Wall Street, nga Jamie Dimon në JPMorgan tek Brian Moynihan në Bank of America, po flisnin për një recesion si "rasti......