AKBN: 520 leje minerare aktive - Kromi dominon aktivitetin minerar me mbi 40%, 35% janë për gur gëlqeror

Në vendin tonë rezultojnë aktive 520 leje minerare, ndërsa kromi vijon të dominojë aktivitetin në këtë sektor. Të dhënat e përditësuara nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në korrik të këtij viti, tregojnë se rreth 41% e totalit të lejeve lidhen pikërisht me shfrytëzimin e kromit.
Konkretisht, 208 leje janë për mineralin e kromit, ndërsa duke përfshirë edhe lejet për sterile, mbetje teknologjike apo minerale të përziera që përmbajnë krom, numri arrin në rreth 215. Aktiviteti është i përqendruar kryesisht në zonat tradicionalisht të njohura për këtë mineral, si Bulqiza, Klosi, Tropoja, Hasi dhe Kukësi.
Pas kromit, peshën më të madhe e zë guri gëlqeror. Duke përfshirë gurin gëlqeror dhe format e tjera të këtij minerali, si gëlqerori pllakor, i mermerizuar apo dekorativ, rezultojnë rreth 182 leje aktive ose 35% e totalit. Së bashku, kromi dhe gëlqerori përfaqësojnë rreth 76% të të gjitha lejeve minerare aktive në vend.
Ndër mineralet e tjera, regjistri përmban 26 leje për hekur-nikel, 23 për lloje të ndryshme ranorësh dhe 18 për bakër, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes argjilës, bitumit, gipsit dhe mineraleve të tjera.
Nga pikëpamja gjeografike, Bulqiza mban peshën kryesore të aktivitetit minerar. Në këtë bashki rezultojnë 116 leje aktive, ose mbi 22% e totalit në rang vendi. Pas saj renditen Tropoja me 25 leje, Kukësi me 24, Klosi me 23 dhe Kruja me 22.
Paratë shtohen në qarkullim - BSH: 45 miliardë lekë më shumë që nga janari
Më shumë para po qarkullojnë në ekonominë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të korrikut, paratë në qarkullim arritën në rreth......
Nga Serbia në Shqipëri, Ballkani përballë flakëve/ Cili vend i rajonit ka humbur më shumë hektarë deri tani?
Vapa dhe thatësira kanë rikthyer zjarret në qendër të emergjencave të verës, ndërsa gushti mbetet periudha kur rreziku për përhapjen e flakëve është më i......
Korriku “favorizon” eksportet, por tekstilet vijojnë rënien/ Mallrat shqiptare gjejnë më shumë treg në Greqi gjatë muajit të shtatë
Eksportet shqiptare vijuan rritjen edhe në muajin korrik, të mbështetura kryesisht nga materialet e ndërtimit, metalet dhe grupi i mineraleve, lëndëve......
17% më shumë vizitorë në strukturat akomoduese/ Polakët rikthehen sërish mes turistëve më të shumtë në sezon
Të dhënat e INSTAT për muajin qershor tregojnë një tjetër muaj pozitiv për turizmin në Shqipëri. Numri i vizitorëve të regjistruar në strukturat akomoduese......
Lezha kryeson rritjen e depozitave - BSH: Kryeqyteti shënon rënie të fortë
Qytetarët dhe bizneset po depozitojnë gjithnjë e më shumë para në banka, por me një përjashtim të madh e të dukshëm që po ndodh në kryeqytet. Sipas të......
Lehtësim i objektivave për automjetet elektrike - Britania shqyrton rrugët për emetime zero deri në vitin 2030
Britania e Madhe paraqiti një sërë opsionesh që mund të lehtësojnë presionin mbi prodhuesit e makinave për të kaluar shitjet e reja në automjete me emetime......
Biznesi, model i ri përfaqësimi - Në konsultim Dhoma Ekonomike Kombëtare, tarifa vjetore nga 1,000 lekë
Një strukturë e re kombëtare pritet të ndryshojë mënyrën e organizimit dhe përfaqësimit të bizneseve në vend. Projektligji për Dhomën Ekonomike Kombëtare I......
Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë - MM: Tetë vatra zjarri ende aktive
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 5 janë nën monitorim, ndërsa strukturat e......

