Fondi rekord i rimëkëmbjes së BE-së në rrezik ndërsa vendet përpiqen të përmbushin afatin!

Rreziku që qeveritë e Bashkimit Europian nuk do të jenë në gjendje të shpenzojnë paketën më të madhe të ndihmës në historinë e tij po rritet ndërsa anëtarët luftojnë për të përmbushur afatet e vendosura nga blloku, kanë thënë zyrtarë nga katër vende për Reuters.
Vështirësitë në rinegocimin e planit të rimëkëmbjes pas pandemisë prej 724 miliardë eurosh - më pak se dy vjet pasi u miratua - ngre dyshime rreth aftësisë së tij për të respektuar afatet, tha Manuel Hidalgo, një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Esade për Politikat Ekonomike, Think-tank me bazë në Madrid.
"Nëse të gjitha paratë nuk shpenzohen, kjo do të ketë një kosto reputacioni për BE," tha Hidalgo. "Nëse nuk rezulton mirë, ata do të duhet të justifikojnë shumë gjëra, siç është vetë ekzistenca e këtyre lloj planeve."
Çështja më e mprehtë do të jetë sigurimi i unanimitet nga 27 anëtarët e bllokut për zgjatjen e disbursimit të financimit përtej vitit 2026, gjë që do të kërkonte miratimin në parlamentin e secilit vend, duke përfshirë Hungarinë dhe Poloninë, të cilat tashmë janë në kundërshtim me BE-në dhe mund të përdorin mbështetjen e tyre si levë për të siguruar koncesione.
BE ngriu fondet e destinuara për Hungarinë dhe Poloninë për shkak të historisë së qeverive të tyre nacionaliste për të nënvlerësuar rregullat liberale demokratike.
Qasja e Polonisë në afro 36 miliardë euro fonde varet nga një rishikim i sistemit të saj gjyqësor. BE-ja po mban 5.8 miliardë euro derisa Hungaria të zbatojë masat për të frenuar korrupsionin dhe për të rritur pavarësinë e gjyqësorit të saj.
Zgjatja e periudhës së zbatimit përballet me "një problem të madh që vendimi për burimet e veta do të duhet të rihapet, gjë që kërkon unanimitet, gjë që është pothuajse e paimagjinueshme", tha zëdhënësi i Ministrisë Çeke për Çështjet e BE-së, Marek Zeman.
Vendet janë tashmë prapa. Ndërsa piketat dhe objektivat duhet të arrihen deri në gusht 2026, 70% e granteve dhe huave duhet të ishin zotuar deri në vitin e kaluar dhe pjesa e mbetur deri në vitin 2023. Shuma aktuale e angazhuar deri më tani është rreth 20%, sipas të dhënave të BE-së.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Si Gjermania po planifikon të shkatërrojë një fshat të tërë për një minierë qymyri!
Është një imazh i zymtë në vitin 2023: Policia me mjete rebelimi përmbyt një fshat, duke larguar njerëzit nga shtëpitë dhe duke shkatërruar strukturat për t'i......

Firmat greke nisin ndërtimin e impiantit të gazit 840 MW në Aleksandropolis - Synon Ballkanin për eksportet e energjisë
Një konsorcium i përbërë nga Public Power Corp. (PPC), DEPA Commercial dhe Damco Energy shënoi fillimin e punimeve në një termocentral me gaz në......

Bosi i energjisë paralajmëron: Faturat e larta janë këtu për të qëndruar!
Shefi i gjigantit energjetik norvegjez Equinor ka thënë se nuk pret që faturat e gazit dhe energjisë elektrike të kthehen në nivelet që ishin përpara Covid-it.......

Nafta e nis javën në rënie - Rimëkëmbja e kërkesës në Kinë kufizon humbjet
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, por megjithatë po tregtohet pranë niveleve më të larta që nga fillimi i vitit, për shkak të optimizmit se......

Jep dorëheqjen ministrja gjermane e mbrojtjes!
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht dha të hënën dorëheqjen e saj, ndërsa po vijon shqyrtimi mbi reagimin e Berlinit ndaj luftës në......

Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët presin takimin e Bankës së Japonisë, pritet shtrëngim i politikave
Tregu i monedhave e ka nisur në qëndrueshmëri edhe këtë javë, ndërsa euro po tregtohet në mbi 1.08 në raport me dollarin amerikan. Ndërkohë, jeni japonez po......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Në fokus të investitorëve, Forumi Ekonomik Botëror i Davosit
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, duke ndjekur tendencën pozitive në tregjeve aziatike, për shkak të ngadalësimit të......

Europa nxiton të grumbullojë naftë përpara ndalimit të importeve nga Rusia!
Europa është vendosur të ndalojë importet e produkteve ruse të naftës më 5 shkurt, një veprim që tashmë po shkakton ndryshime masive në tregtinë globale të......