Rajoni Postuar më 16 Janar 2023, 11:42

Qipro, Greqia dhe Malta “zhdukin” plastikën - Hotelet miratojnë planin për asgjesimin e mjeteve një përdorimshe

Nga SCAN TV
Qipro, Greqia dhe Malta “zhdukin” plastikën - Hotelet

Objektet e turizmit në Qipro, Greqi dhe Maltë kanë reduktuar me sukses përdorimin madje në disa raste dhe duke asgjësuar totalisht plastikën një përdorimshe.

Përmes një projekti pilot, 10 objekte mikpritjeje në Qipro, Greqi dhe Maltë kanë zbatuar me sukses alternativat ndaj plastikës. Metodologjia dhe kontributi i objekteve turistike që pilotojnë projektin, efektet e plastikës njëpërdorimshe në mjedis dhe tek shëndeti i njeriut, por dhe informacione të tjera përkatëse, janë bërë të qarta në ‘Udhëzuesin e Praktikave” më të mira, që gjithashtu vuri në dukje se rezultatet e arritura konfirmuan efektivitetin e rekomandimeve të propozuara dhe suksesin e përgjithshëm të projektit.

Tre rezultatet kryesore të projektit ishin krijimi i një aparati vendimmarrës, plane veprimi të personalizuara dhe një manual i praktikave më të mira.

Shumë vende të tjera janë pranë ndalimit të plotë të qarkullimit të objekteve plastike një prdorimshe. Në Britaninë e Madhe ndalimi do të hyjë në fuqi në muajin tetor të këtij viti. Ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe do të duhet të pritet deri vitin e ardhshëm.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat