Shqipëria Postuar më 16 Janar 2023, 14:21

Çfarë biznesesh hapen dhe mbyllen në Tiranë? - Analiza e shifrave të 5 viteve, mbyllen 18 mijë por hapen 43 mijë

Nga SCAN TV
Çfarë biznesesh hapen dhe mbyllen në Tiranë? - Analiza e

Ndryshe nga qytetet e tjera, Tirana është qyteti që të ofron më shumë mundësi për të zhvilluar biznes. Por le të shohim se cfarë thonë shifrat. Televizioni Scan ka analizuar të dhënat e bizneseve të cilët janë mbyllur dhe bizneset e reja që janë hapur në harkun kohor të 5 viteve.

Në harkun kohor të viteve 2017-2021, 2019-ta shihet të jetë viti më negativ në klimën biznesit në kryeqytet, ku janë mbyllur 2685 subjekte.

Referuar të dhënave të Bashkisë Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, për 5 vjet në total janë mbyllur rreth 11213 subjekte të cilët operojnë me një nipt kryesor.

Shifrat ndryshojnë për subjektet sekondare. 2018 paraqitet viti më negativ ku janë mbyllur vetëm 2380 të tilla nga 6795 në total për 5 vite.

Duke bërë një analizë referuar po të të njëjtave të dhëna, në bizneset e mbyllura sipas aktivitetit kryesojnë shitjet me shumicë e duke u ndjekur nga shërbimi.

Në rrugën Pjetër Bogdani në ish-Bllok, pikërisht në një nga zonat e Tiranës që bizneset, kryesisht lokalet e natës kanë eksperimentuar që të jenë të suksesshme. Disa nga emrat e lokaleve që kanë qenë vite më parë, tashmë nuk ekzistojnë. Disa lokale të tjerë, kanë zhvendosur emrin.

Por nga ana tjetër, rritje më tepër se dyfishi i bizneseve të mbyllura, kanë subjektet e reja. Në këto 5 vite në kryeqytet janë shtuar 43181 biznese të reja, ku rreth 35419 janë subjekte kryesore e vetëm  7760 subjekte sekondare.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......