“Bien” çmimet e energjisë për bizneset - Për dhjetorin, të lidhurit në 35 KV do të faturohen me 30.59 lekë/kWh

Çmimet e energjisë për klientët e liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, do të pësojë një rënie të lehtë për muajin dhjetor.
Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimet e reja për këtë kategori, duke përcaktuar se 1 kWh për dhjetorin do të kushtojë 30.59 lekë, nga 31.21 lekë që ishte një muaj më parë. Kjo rënië ndikohet nga lëvizjet e kursit të Euros, duke qenë se është pjesë përbërëse e formulës së përllogaritjes së çmimit.
Për të njëjtën arsye, rënie u shënua edhe gjatë muajit nëntor, në raport me tetorin. Ndërkaq, për të gjithë klientët e lidhur në tensionin 35 KV, që kanë shkëputur marrëdhëniet me FSHU-në, në fund të vitit që sapo lamë pas u njoftua një skemë, e cilësuar nga qeveria si lehtësuese e që do garantojë çmime më të favorshme. Më konkretisht, kjo kategori do të mund të blejë energji me 24 euro/kWh, nga Furnizuesi i Tregut të Lirë.
Ky i fundit e siguroi energjinë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare përmes një ankandi të zhvilluar në datën 23 dhjetor ku morën pjesë edhe 6 kompani të tjera, që ofertuan çmime më të larta.
Megjithatë, muaji janar ka nisur me rënie të ndjeshme të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare, çka do të thotë se ky çmim mund të mos cilësohet më i favorshëm. Gjatë vitit 2022, kur këto biznese u përballën me çmime tejet të larta, qeveria nuk ndërmori asnjë masë.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Si u shpërndanë paratë’ në bujqësi? - Nafta mori 43% të fondeve, bimët mjekësore u “diskriminuan”
Mbështetja financiare për fermerët përmes Skemave Kombëtare gjatë vitit 2022 arriti në afro 5.1 miliardë lekë edhe pse në fillim vit u parashikuan më pak......

Sa para cash duhet të mbajnë bizneset në arkë? - Vlera limit që i “shpëton” nga gjoba, përjashtohen bankat
Nga 1 Janari 2023 ka hyrë në fuqi ligji që vendos limit mbi shumën e parave cash që mund të mbajë një biznes në arkë, e cila është shuma fillestare e parave që......

Në Itali pothuajse dy milionë familje janë në varfëri absolute!
Në Itali ka gjithnjë e më shumë pabarazi sociale dhe ekonomike, ku 10% e aseteve italiane kanë në fund të vitit 2021 më shumë se gjashtëfishin e pasurisë së......

Qeveria në Spanjë, “gërshërë” fondeve - Mijëra protestues në mbështetje të sektorit të shëndetit publik
Dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë dolën në rrugët e Madridit për të protestuar ndaj shkurtimeve të kujdesit shëndetësor të vendosur nga qeveria rajonale......

Njerëzit, gjithnjë e më pesimistë për financat e tyre - Shqetësimet më të mëdha në ekomomitë britanike e amerikane
Vetëm dy njerëz në pesë besojnë se familjet e tyre do të jenë më mirë ekonomikisht në të ardhmen. Të dhënat janë konfirmuar nga një sondazh global i cili......

Qipro, Greqia dhe Malta “zhdukin” plastikën - Hotelet miratojnë planin për asgjesimin e mjeteve një përdorimshe
Objektet e turizmit në Qipro, Greqi dhe Maltë kanë reduktuar me sukses përdorimin madje në disa raste dhe duke asgjësuar totalisht plastikën një......

Fondi rekord i rimëkëmbjes së BE-së në rrezik ndërsa vendet përpiqen të përmbushin afatin!
Rreziku që qeveritë e Bashkimit Europian nuk do të jenë në gjendje të shpenzojnë paketën më të madhe të ndihmës në historinë e tij po rritet ndërsa anëtarët......

Si Gjermania po planifikon të shkatërrojë një fshat të tërë për një minierë qymyri!
Është një imazh i zymtë në vitin 2023: Policia me mjete rebelimi përmbyt një fshat, duke larguar njerëzit nga shtëpitë dhe duke shkatërruar strukturat për t'i......