Bota Postuar më 16 Janar 2023, 12:28

Ngadalësimi ekonomik gobal - Më shumë njerëz detyrohen të punojnë për më pak të ardhura

Nga SCAN TV
Ngadalësimi ekonomik gobal - Më shumë njerëz detyrohen

Në vlerësimin e fundit për sa i përket gjendjes së tregut të punës, Organizata Ndërkombëtare e Punës me qendër në Gjenevë, paralajmëroi se pasiguria “e lartë dhe e vazhdueshme” mbi gjendjen e ekonomisë globale, po pengon investimet e biznesit, po gërryen pagat reale dhe po i shtyn njerëzit t’i drejtohen punësimit informal; gjë që mund të përfshijë shitjen në rrugë, të qëndruarit në shtëpi ose kërkimet në pikat e grumbullimit të mbeturinave.

Në përgjithësi, organizata parashikon që punësimi global do të rritet me gjysmën e normës së parë në vitin 2022, me vetëm 1% për vitin 2023. Ngadalësimi jo vetëm që do të ndikojë në përparimin e mëtejshëm drejt uljes së niveleve të varfërisë, por gjithashtu do të ndalojë rritjen e mëparshme të standardeve të jetesës për punëtorë globalë të cilët do të kenë më pak mundësi në dispozicionin e tyre.

Raporti për Punësimin Botëror dhe Trendet e Perspektivës Sociale për vitin 2023, i kësaj organizate paralajmëroi se shumë punëtorë do të duhet të pranojnë punë me cilësi më të ulët, shpesh me paga shumë të ulëta, ndonjëherë me orar jo të përshtatshëm.

Ekonomitë në mbarë botën po vuajnë si rezultat i tensioneve gjeopolitike, duke përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe pengesat në zinxhirin e furnizimit dhe rimëkëmbjen e pabarabartë nga kriza e shkaktuar nga pandemia e Covid. Së bashku, këto kushte kanë theksuar një periudhë stagflacioni për herë të parë që nga vitet 1970.

Kriza e kostos së jetesës aktualisht, në të cilën të ardhurat nuk kanë arritur të përballojnë inflacionin në rritje, po i shtyn njerëzit në varfëri absolute ose relative në të gjithë botën. Inflacioni i çmimeve po ul kërkesën për mallra dhe shërbime nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke kërcënuar punësimin dhe vendet e punës cilësore para se ato të rimëkëmben plotësisht nga pasojat ekonomike të pandemisë Covid.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......