Probleme me menaxhimin e ujësjellësit - UKT: Nivel i lartë i humbjeve. Hapet tenderi për sistemin e mbledhjes së të dhënave

Inxhinierët dhe operatorët e ujësjellës-kanalizime Tiranë nuk kanë informacionin e nevojshëm për të mirëmenaxhuar rrjetin, ndërkohë që ndërhyrjet kryhen manualisht dhe konstatohen vetëm kur dalin në sipërfaqe”.
Kjo është situata e përshkruar nga kompania e Ujësjellës – Kanalizime Tiranë, që shton se mungesat e sasisë së nevojshme të furnizimit me ujë janë të zakonshme, edhe si pasojë e nivelit të lartë të humbjeve.
Për këtë arsye, UKT ka hapur një tender me vlerë 52.8 mln lekë, pa TVSH për hartimin e projektit për instalimin e sistemit SCADA, që është një sistem i centralizuar për mbledhjen dhe shfaqjen e të dhënave. Sipas dokumenteve të tenderit, ky sistem parandalon dhe zbulon defektet në sistemin e furnizimit me ujë, si dhe mundëson reduktimin e humbjeve në rrjet.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator I Ujit, këto të fundit vijojnë të mbeten në nivele shumë të larta e më konkretisht në 62%, pavarësisht objektivëve të vendosur në vitin 2017, kur u miratua rritja e çmimit të ujit për banorët e kryeqytetit.
ERRU argumentoi në atë kohë se propozimi për tarifa të reja u shoqërua me një Plan Biznesi 5-vjeçar, ku skanohej dhe analizohej situata e performancës së UKT-së nëpërmjet treguesve të performancës së shoqërisë, teksa objektivat e përcaktuara ishin të shoqëruara me plane të veprimit për arritjen e tyre.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Gjermania hap terminalin e dytë të gazit natyror të lëngshëm!
Gjermania të shtunën përuroi terminalin e saj të dytë të gazit natyror të lëngshëm, pjesë e një përpjekjeje të ekonomisë më të madhe të Evropës për të......

Ngadalësimi ekonomik gobal - Më shumë njerëz detyrohen të punojnë për më pak të ardhura
Në vlerësimin e fundit për sa i përket gjendjes së tregut të punës, Organizata Ndërkombëtare e Punës me qendër në Gjenevë, paralajmëroi se pasiguria “e lartë......

“Bien” çmimet e energjisë për bizneset - Për dhjetorin, të lidhurit në 35 KV do të faturohen me 30.59 lekë/kWh
Çmimet e energjisë për klientët e liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal nën rolin e Furnizuesit të......

Si u shpërndanë paratë’ në bujqësi? - Nafta mori 43% të fondeve, bimët mjekësore u “diskriminuan”
Mbështetja financiare për fermerët përmes Skemave Kombëtare gjatë vitit 2022 arriti në afro 5.1 miliardë lekë edhe pse në fillim vit u parashikuan më pak......

Sa para cash duhet të mbajnë bizneset në arkë? - Vlera limit që i “shpëton” nga gjoba, përjashtohen bankat
Nga 1 Janari 2023 ka hyrë në fuqi ligji që vendos limit mbi shumën e parave cash që mund të mbajë një biznes në arkë, e cila është shuma fillestare e parave që......

Në Itali pothuajse dy milionë familje janë në varfëri absolute!
Në Itali ka gjithnjë e më shumë pabarazi sociale dhe ekonomike, ku 10% e aseteve italiane kanë në fund të vitit 2021 më shumë se gjashtëfishin e pasurisë së......

Qeveria në Spanjë, “gërshërë” fondeve - Mijëra protestues në mbështetje të sektorit të shëndetit publik
Dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë dolën në rrugët e Madridit për të protestuar ndaj shkurtimeve të kujdesit shëndetësor të vendosur nga qeveria rajonale......

Njerëzit, gjithnjë e më pesimistë për financat e tyre - Shqetësimet më të mëdha në ekomomitë britanike e amerikane
Vetëm dy njerëz në pesë besojnë se familjet e tyre do të jenë më mirë ekonomikisht në të ardhmen. Të dhënat janë konfirmuar nga një sondazh global i cili......