Bota Postuar më 17 Janar 2023, 10:00

Nafta Brent vijon të tregtohet pranë 84 USD - Ekonomia kineze rritet me 3% në 2022, hapi më i ngadaltë që nga 1976

Nga SCAN TV
Nafta Brent vijon të tregtohet pranë 84 USD  - Ekonomia kineze rritet

Nafta Brent e Londrës po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa nafta Bruto amerikane po qëndron në rënie, pasi Kina raportoi një rritje më të dobët ekonomike se parashikimet e tregjeve, madje ishte hapi më i ngadaltë në gjysëm shekulli.

Në anën tjetër, lehtësimi i masave kundër Covid-19 nga autoritetet kineze ka rikthyer shpresat për rimëkëmbjen e kërkesës. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi. Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit, nafta Brent është rritur me rreth 10%, pikërisht për shkak të rihapjes së Kinës. Prodhimi i Brendshëm Bruto në Kinë u zgjerua me 3% gjatë vitit 2022, ndërsa analistët parashikonin një rritje me 5.5%.

Kjo ishte performanca më e dobët vjetore që nga viti 1976, pasi vendi u godit ashpër nga masat kufizuese të Covid-19. Të dhëna të tjera treguan se prodhimi i naftës nga rafineritë e Kinës ra me 3.4% gjatë vitit 2022, rënia e parë vjetore që nga viti 2001. Ndërkohë, sipas një sondazhi të publikuar në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, 2/3 e ekonomistëve të sektorit publik dhe privat parashikojnë një recesion global, gjatë këtij viti.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......