Europa Postuar më 17 Janar 2023, 09:59

Bursat europiane, të qëndrueshme - Ngadalësimi i ekonomisë dominon forumin ekonomik të Davosit

Nga SCAN TV
Bursat europiane, të qëndrueshme - Ngadalësimi i ekonomisë

Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërkohë që shqetësimet mbi ngadalësimin e ekonomisë globale po dominojnë axhendën e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie të lehtë, ndërsa sektori i automjeteve kryeson humbjet, në rënie me rreth 0.5%.

Shqetësimet për drejtimin që do të marrë ekonomia globale, inflacioni i lartë, fragmentarizimi i rritjes dhe lufta në Ukrainë, janë temat kryesore që do të dominojnë samitin. Humori i investitorëve është dobësuar, pasi ekonomia kineze u rrit me vetëm 3%, gjatë vitit 2022, hapi më i ngadaltë i rritjes që nga viti i largët 1976.

Megjithatë, në fillim të këtij viti, tregjet e aksioneve janë rritur ndjeshëm. Vetëm indeksi Nasdaq ka fituar rreth 5.9% të vlerës, ndërsa sektori i teknologjisë kryeson fitimet. Në fokus të tregjeve do të jenë edhe fitimet tremujore të korporatave, pasi në Shtetet e Bashkuara fillon sezoni i raportimeve.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat