Bota Postuar më 17 Janar 2023, 10:00

Dollari, në nivelin më të ulët në 7 muaj - Tregjet presin takimin e Bankës së Japonisë, parashikohet rritje e interesave

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të ulët në 7 muaj - Tregjet

Tregu i monedhave ka vijuar qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në ekonomitë e zhvilluara dhe takimin e Bankës së Japonisë, që zhvillohet të mërkurën. Për këtë arsye, jeni japonez po qëndron në nivelin më të lartë në 7 muajt e fundit, përballë monedhës së gjelbër.

Edhe euro po tregtohet pranë nivelit më të lartë në 9 muajt e fundit, në mbi 1.08 dollarë. Spekulimet se Banka e Japonisë do të shtrëngojë politikën monetare kanë mbështetur jenin dhe kanë rritur yield-in e obligacioneve 10-vjeçare mbi tavanin e vendosur nga banka qëndrore.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po tregtohet në rreth 101.7, niveli më i ulët në 7 muajt e fundit. Investitorët do të presin edhe të dhënat mbi punësimin në Britani, inflacionin në Kanada dhe fitimet tremujore të korporatave në Shtetet e Bashkuara.

Në tregun e kriptomonedhave, Bitcoin po tregtohet në mbi 21 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1560 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat