Shqipëria Postuar më 17 Janar 2023, 12:31

Si po mashtrohen fermerët pasi dorëzojnë prodhimin? - Braçe:  Kompanitë e grumbullimit zvarrisin pagesat, të vendoset afat

Nga SCAN TV
Si po mashtrohen fermerët pasi dorëzojnë prodhimin? -

Fermerët shqiptarë nuk marrin paratë nga grumbulluesit pasi dorëzojnë prodhimin, duke bërë që shumë prej tyre të kenë pagesa të vonuara për më shumë se një vit, ç’ka i fut ata në borxhe dhe sjell vështirësi në ciklet e tjera të prodhimit . Për ti dhënë zgjidhje këtij fenomeni, deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar projektligjin për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare, i cili i detyron grumbulluesit të lëshojnë faturë dhe të bëjnë pagesat brenda një afati të caktuar.

Propozimi synon të vendosë marrëdhëniet me bujkun me një kod te unifikuar, t’i jepet zgjidhje pagesave te vonuara, dhe synohet më shumë formalizim, që e shtyn drejt kontratës me pikat e grumbullimit dhe ligjërim të transaksionit përmes një fature qe sot nuk ekziston. Kompania e grumbullimit  të lëshojë faturë në mënyrë që të jetë i mbrojtur bujku dhe qe i detyron palët që të jetë e pagueshme nga 30-60 ditë dhe pas këtij afati te vendosen kamata”.

Braçe ka theksuar se edhe vetë kompanitë e grumbullimit të destinuara për eksport kanë probleme me likuiditetin pasi nuk kanë kontrata me importuesit, ndërsa ata që bëjnë përpunim brenda vendit, nuk kanë interes të lëshojnë fatura, pasi i dekurajon diferenca e TVSH-së.

Sink// “Kompanitë e eksporteve funksionojnë me telefon dhe jo me kontrate ligjore, ku përcaktohen dhe detyrimet për shlyerjen e pagesave dhe një pjese e tyre kane humbur para si bujqit, kryesisht ne tregjet e lindjes. Dhe kjo bie mbi bujkun, sepse kompanitë s’kanë para të paguajnë bujkun.  Të vendoset afat pagese nga importuesi tek eksportuesi.

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, të pranishëm në Komision, kanë pranuar këtë projektligj, ndërsa deputetët e kanë miratuar atë duke kërkuar që administrata tatimore të jetë më vigjilente dhe aktive për zbatimin e tij.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......