Shqipëria Postuar më 17 Janar 2023, 15:15

Reshjet, problematika në gjithë vendin - Peleshi thirrje Bashkive: Vëmendje të shtuar në Shkodër e Lezhë, të jeni gjithë kohës në terren

Nga SCAN TV
Reshjet, problematika në gjithë vendin - Peleshi thirrje Bashkive:

Ndërsa moti i keq pritet të shkaktojë problematika në gjithë vendin, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive që të marrin masa ndaj rrezikut të përmbytjeve.

Në një dalje për mediat, Peleshi kërkoi vëmendje të shtuar në Bashkitë e Shkodrës dhe Lezhës, si dy ndër zonat më problematike me përmbytjet, ku strukturat vendore duhet të jetë gjatë gjithë kohës në terren, të pastrojnë kanalet kulluese e të kryejnë veprimet e tjera me karakter parandalues.

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar të martën se i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu e dëbore, si dhe për përmbytje të lokalizuara kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat