Shirat, KESH hap portat e shkarkimit - Rezerva energjetike, 1190 GWh. Pritet intesitet më i lartë i reshjeve në datat 18-19 janar

Shirat kanë rritur prurjet në Kaskadën e Lumit Drin, teksa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur portat e shkarkimit. Në një prononcim për TV SCAN, KESH deklaroi se portat janë hapur në zbatim të Rregullores së trajtimit të plotave në kaskadë si dhe Vendimeve të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave, ndërkohë që, pritet që intensiteti më i lartë i reshjeve të konkretizohet në datat 18-19 Janar.
“Situata në kaskadë po ndiqet në dinamikë. KESH përtej menaxhimit të prurjeve do të kujdeset gjithashtu edhe për minimizimin e impaktit negativ që mund të kenë prurjet në zonën e nën Shkodrës”, - tha Korporata, teksa nuk bëri me dije nivelin e ujin në liqenet e Fierzës, Komanint dhe Vaut të Dejës.
Ndërkaq, situata e favorshme hidrike ka sjellë përmirësim të situatës elektroenergjetike, teksa rezerva energjetike sipas KESH është 1190 GWh. Pak ditë më parë u realizua dhe një tender për shitje energjie, duke i siguruar Korporatës rreth 6 mln euro të ardhura.
Ndërkaq, teksa pritet një rritje e intesitetit të reshjeve, ende nuk është përcaktuar nëse do të ketë procedura të tjera të shitjes së energjisë. “Bazuar në menaxhimin e prurjeve do të vlerësohen edhe mundësitë në vijim të prodhimit dhe tregtimit”, - bëri me dije KESH.
Kushtet e favorshme hidrike shoqërohen me ndalimin e importeve të energjisë, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore, duke përmirësuar situatën financiare të shoqërisë, që shpenzoi vitin e kaluar mbi 350 mln euro për blerjen e energjisë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Reshjet, problematika në gjithë vendin - Peleshi thirrje Bashkive: Vëmendje të shtuar në Shkodër e Lezhë, të jeni gjithë kohës në terren
Ndërsa moti i keq pritet të shkaktojë problematika në gjithë vendin, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive që të marrin......

343 raste falsifikimi të monedhave në 2022 - Banka e Shqipërisë, marrëveshje me dy institucione për mbrojtjen e lekut dhe euros
343 raste të falsfikimit të monedhave në vendin tonë janë regjistruar për vitin 2022. Një shifër kjo në rënie sipas Bankës së Shqipërisë e cila për rritjen e......

Gaze me efekt serrë, kufizohet importi i pajisjeve - Masa të reja edhe për eksportin dhe hedhjen në treg, Kumbaro: Impakt të madh te biznesi
Sipërmarrësit që importojnë, eksportojnë, magazinojnë, hedhin në treg apo mirëmbajnë pajisje që përmbajnë gaze me efekt serrë të floruara do të duhet të......

Dollari pranë nivelit më të ulët të shtatë muajve – Pse të gjithë sytë janë tek jeni japonez?!
Dollari e filloi javën në fund, duke arritur nivelin më të ulët të shtatë muajve kundrejt një shporte homologësh të mëdhenj në tregtinë aziatike përpara se të......

Shteti që “urren” automjetet elektrike - Nga viti 2035, Wyoming në SHBA ky vend do të ndalojë totalisht shitjen e tyre
Wyoming në Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të ndalojë totalisht shitjen e automjeteve elektrike. Tashmë prej muajsh flitet për ndalimin e shitjes së......

Si po mashtrohen fermerët pasi dorëzojnë prodhimin? - Braçe: Kompanitë e grumbullimit zvarrisin pagesat, të vendoset afat
Fermerët shqiptarë nuk marrin paratë nga grumbulluesit pasi dorëzojnë prodhimin, duke bërë që shumë prej tyre të kenë pagesa të vonuara për më shumë se një......

Kroacia drejt eliminimit total të importit të energjisë elektrike – Vendi synon të shtojë 1 GW kapacitet nga burimet e rinovueshme
Vitin e kaluar Kroacia importoi 2.12 TWh energji elektrike dhe, për shkak të krizës energjetike, me çmime të larta. Duke shfrytëzuar potencialet e tij të......

Të gjithë shqiptarët të dhënë pas internetit - Për videothirrje e lexim lajmesh, por edhe blerje online
Përdorimi i internetit në Shqipëri ka shënuar rritje nga një vit më parë duke bërë që pothuasje të gjithë shqiptarët të kenë akses në përdorimin e tij. 82.9% e......