Europa Postuar më 18 Janar 2023, 11:19

Turizmi i luksit/ Milano po përjeton moment lavdie - Rimëkëmbje e papritur pas pandemisë. Dhomat 1000 euro 

Nga SCAN TV
Turizmi i luksit/ Milano po përjeton moment lavdie - Rimëkëmbje e

Viti 2022 shënoi rimëkëmbjen e turizmit, në një kohë që qyteti italian i Milanos priti 6.7 milionë turistë. Një shifër e përafërt me rekordin e vitit 2019 para pandemisë së Covid. Përfaqësuesit e hotelerisë shprehen se pikërisht pas pandemisë sektori rinisi aktivitetet në mënyrë të papritur. Kjo sepse turistët kanë dëshirë të udhëtojnë dhe janë të gatshëm të shpenzojnë pak më shumë në krahasim me të kaluarën.

Milano aktualisht po përjeton momentin e tij të lavdisë duke ofruar struktura luksoze me qëllimin që vizitorët të ndihen si në shtëpinë e tyre. Një mikpritje e mbështjellë nga eleganca por dhe nga kuzhinierë të klasit të parë që vijojnë të imaugurojnë restorante të reja.

Por në hotele ka dhe më shumë se kaq: dyqane luksi ku mund të blihen artikuj firme të sapoekspozuar në pasarelat e modës. Dhe në këtë pikë milanezët kanë të drejtë të shprehen se nuk ka konkurencë ndaj qytetit të tyre pasi ai propozon një ofertë të larmishme dhe të kompletuar. Mesatarisht një dhomë hoteli kushton 1 mijë euro nata.

Pikërisht për sa i përket cmimeve Milano aktualisht është në të njëjtin nivel me Parisin dhe Londrën. Në vitin 2015 në të njëjtat zona cmimet ishin 25% më lirë.

Qyteti zgjidhet kryesisht për stilin e jetesës, kuzhinën, modën, restorantet e luksit dhe mundësitë e shumta për blerje. Aktualisht pritet një rikthim i turizmit kinez i cili konsiderohet si një pjesë shumë e rëndësishme e tregut.

Në një moment që mungojnë rusët të bllokuar nga lufta, rritet numri i turistëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa, Lindja e Mesme dhe Australia. Qëndrimi mesatar në qytet është 3 netë. Dhomat më të kërkuara janë aro me tre shtretër, që shënojnë një rritje prej 300%.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat