Bota Postuar më 18 Janar 2023, 12:12

Super të pasurit bëjnë thirrje për taksën mbi pasurinë në Davos!

Nga SCAN TV
Super të pasurit bëjnë thirrje për taksën mbi

Aktori i Hulk, Mark Ruffalo dhe trashëgimtarja Abigail Disney po u bëjnë thirrje liderëve botërorë dhe ekspertëve të industrisë që të vendosin urgjentisht taksat mbi pasurinë.

Në një letër të botuar të mërkurën me titull "kostoja e pasurisë ekstreme", më shumë se 200 anëtarë të ultra të pasurve u bënë thirrje liderëve politikë që marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, për të trajtuar varfërinë dhe pabarazinë në rritje.

"Historia e pesë dekadave të fundit është një histori e pasurisë që nuk rrjedh askund, veçse lart. Në vitet e fundit, kjo tendencë është përshpejtuar shumë", thuhet në letër. “Zgjidhja është e qartë për të gjithë.

"Mungesa aktuale e veprimit është jashtëzakonisht shqetësuese. Një takim i 'elitës globale' në Davos për të diskutuar "Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar" është i pakuptimtë nëse nuk po sfidoni shkakun rrënjësor të ndarjes", shtohej letra.

Kjo vjen pasi organizata bamirëse Oxfam International zbuloi në një studim të fundit se 1% më e pasur po rrisin pasurinë e tyre me dyfishin e shpejtësisë së pjesës tjetër të njerëzimit.

Organizata bamirëse tha se për herë të parë në një çerek shekulli, rritja e varfërisë ekstreme është shoqëruar me rritje të pasurisë ekstreme.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat