Vendet ku popullsia është në rënie. Shifrat në Europë dhe jo vetëm!

Popullsia e Kinës ra për herë të parë në më shumë se gjashtë dekada, sipas shifrave të publikuara të martën. Por nuk është e vetmja. Shumë vende, veçanërisht në Europë dhe Azi, do të shohin rënie të popullsisë së tyre në dekadat e ardhshme, nëse parashikimet për vitin 2100 të publikuara nga OKB korrikun e kaluar rezultojnë të vërteta. Në të tjerat, popullsia tashmë është në rënie.
Tetë vende me më shumë se 10 milionë banorë kanë parë rënie të popullsisë së tyre gjatë dekadës së fundit. Shumica janë europiane.
Krahas Ukrainës, popullsia e së cilës ka rënë për shkak të pushtimit rus, numri i njerëzve në Itali, Portugali, Poloni, Rumani dhe Greqi është në rënie. Ka shumë arsye pas këtyre rënieve, disa unike për secilin vend, por të gjitha ato ndajnë norma të ulëta të lindshmërisë, që do të thotë se gratë kanë mesatarisht më pak foshnje se më parë.
Sipas Bankës Botërore, në këto vende të Europës Jugore dhe Lindore regjistrohen norma të fertilitetit nga 1.2 deri në 1.6 fëmijë për grua. Për të mbajtur një popullsi të qëndrueshme, nevojitet një normë e fertilitetit prej më shumë se 2.
Këtij fenomeni i shtohet edhe një eksod i madh emigrator në Poloni, Rumani dhe Greqi, me më shumë njerëz që largohen për të shkuar e për të jetuar jashtë vendit sesa për të qëndruar në shtëpi. Jashtë Europës, Japonia po sheh gjithashtu rënie të popullsisë së saj në plakje. Kjo është kryesisht për shkak të një norme të ulët të lindshmërisë prej 1.3 fëmijë për grua dhe imigrimit të ulët.
Japonia humbi më shumë se 3 milionë njerëz midis 2011 dhe 2021. E njëjta gjë vlen edhe për Lindjen e Mesme. Në Siri, popullsia është shkatërruar nga më shumë se një dekadë e luftës së rëndë, me miliona refugjatë që ikën në vendet fqinje dhe më gjerë. Përafërsisht 606,000 burra, gra dhe fëmijë janë vrarë në luftime, vlerëson Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).
Kina aktualisht vendi më i populluar në botë është shqetësuar prej vitesh për efektin e plakjes së popullsisë së saj në ekonomi dhe shoqëri, por popullsia nuk pritej të binte në rënie për gati një dekadë.
Zbulimi i së martës se tani ka më pak njerëz në Kinë parashikohet të kthehet në një prirje të qëndrueshme, duke ndikuar në popullsinë për vitet në vijim. Kina parashikohet të humbasë pothuajse gjysmën e popullsisë së saj deri në vitin 2100, duke u zhytur nga më shumë se 1.4 miliardë në 771 milionë banorë.
Rusia, Gjermania, Koreja e Jugut dhe Spanja janë gati t'i bashkohen kësaj lëvizjeje në rënie, me popullsinë e tyre që fillon të bjerë deri në vitin 2030. Popullsia e Europës në tërësi do të fillonte të binte qysh në këtë dekadë.
Por ka disa përjashtime. Ndërsa popullsia europiane, amerikane dhe aziatike duhet të kishin filluar të bien të gjitha deri në vitin 2100, numri i njerëzve në Afrikë do të vazhdojë të rritet. Kontinenti afrikan do të rritet nga 1.4 në 3.9 miliardë banorë deri në vitin 2100. Rreth 38% e popullsisë së botës do të jetonte atëherë në Afrikë, krahasuar me rreth 18% sot.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Nafta zgjeron fitimet, ngjitet në mbi 86 dollarë - Mbështetet nga heqja e kufizimeve në Kinë dhe nga dobësimi i dollarit
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak të optimizmit se rihapja e ekonomisë kineze do të......

Most Albanians are addicted to the Internet - On top are video calls and news reading, but also online shopping
Internet access in Albania has increased over the last year, with almost all Albanians now having the possibility to use it. 82.9% of citizens aged 16–74 use......

Euro ngjitet sërish në mbi 1.08 dollarë - Vendimi i Bankës së Japonisë rrëzon jenin me rreth 2%
Euro i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke u ngjitur sërish në mbi 1.08 në raport me dollarin amerikan dhe po qëndron pranë nivelit më të lartë......

Tregjet europiane, në performancë mikse - Investitorët, të paqartë mbi të ardhmen e ekonomisë globale
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë paqartësi mbi të ardhmen e ekonomisë, që do të jetë në fokus......

343 cases of counterfeiting of coins in 2022: The Bank of Albania sets an agreement with two institutions for the protection of lek and euro currencies
343 cases of currency fraud in our country have been registered through 2022. This is a decreasing figure according to the Bank of Albania, which signed a......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore përballë monedhës vendase!
Dollari amerikan ka rikuperuar sërish pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 106.9 lekë dhe është shitur me 108.1 lekë në raport me dje sipas kursit të......

BE shpall propozime të reja të gjelbra për të rivalizuar Aktin e Reduktimit të Inflacionit të Biden!
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha të martën se institucioni i saj po hartonte një ligj të ri që synon industritë e gjelbra të......

Çfarë punonjësish po kërkojnë bizneset shqiptare? - Shteti që s’po funksionon si ndërmjetës
Nga punëtorë krahu e deri te kërkesa për pedagogë, janë të listuara rreth 1300 vende të lira pune në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Më......