Bota Postuar më 18 Janar 2023, 10:15

Nafta zgjeron fitimet, ngjitet në mbi 86 dollarë - Mbështetet nga heqja e kufizimeve në Kinë dhe nga dobësimi i dollarit

Nga SCAN TV
Nafta zgjeron fitimet, ngjitet në mbi 86 dollarë - Mbështetet nga

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak të optimizmit se rihapja e ekonomisë kineze do të përmirësojë kërkesën gjatë këtij viti. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi.

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Kinë u rrit me vetëm 3% në vitin 2022, kundrejt parashikimeve të analistëve për një rritje me 5.5%. Kjo ishte performanca më e dobët vjetore që nga viti 1976. Ndërkohë, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, deklaroi në raportin mujor se kërkesa për naftë në Kinë do të rritet me rreth 510 mijë fuçi, gjatë këtij viti, ndërsa në 2022 publikoi kontraktimin e parë në disa vite, për shkak të masave kufizuese të Covid-19.

Gjithashtu, nafta është mbështetur edhe nga dobësimi i dollarit amerikan, që i bën lëndët e para të denominuara në monedhën e gjelbër më të lira për zotëruesit e monedhave të tjera. Ndërkohë, Rusia, vlerëson se sanksionet perëndimore do të ketë një ndikim të madh në eksporte dhe në prodhim. Deklarata është bërë nga një zyrtar i lartë i qeverisë ruse.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat