Shëndetësia në Britani ‘bie në koma’ - Java shënon protesta të reja të personelit mjekësor në vend

Dikur një nga më të vlerësuarit, aktualisht shërbimi shëndetësor në Britaninë e Madhe është në gjendje kritike. Kjo javë shënon protesta të reja nga infermierët në vend, por dhe nga ambulancat. Pacientëve iu është dashur të presin deri në 12 orë për shërbimin e urgjenncës. Por dhe kur më në fund mbërrijnë në spital, at amjekohen në korridore pasi mungojnë shtretërit.
Vetëm në Uells dhe Angli janë 6.8 milion personat në listën e pritjes në spitale. Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Shërbimi shëndetësor britanik humbi lavdinë e tij si sistemi më i mirë shëndetësor mes 11 vendeve të pasura disa vjet më parë. Aktualisht renditet në vendin e katërt për shkak të vonesave dhe vështirësive për marrjen e shërbimeve. Janë një sërë faktorësh që kanë shkaktuar këtë situatë. Stafi i reduktuar është më i rëndësishmi. Në shtator të vitit 2022 ishin 134 mijë vendet bosh në shërbimin shëndetësor, shifër që përfaqëson 10% të forcës së punës. Sektori me 1.2 milion të punësuar është më i madhi në Europë.
100 mijë infermierë dhe mijëra shoferë ambulancash u bënë pjesë e një greve historike në dhjetor të vitit të kaluar, duke kërkuar rritje page si dhe duke shprehur shqetësim për sigurinë e pacientëve.
Sipas mjekëve kriza aktuale nuk është pasojë as e pandemisë së Covid dhe as e luftës në Ukrainë. Ata theksojnë se faji është i dështimit të planeve të qeverisë. Kjo pasi nuk mund të ketë një shërbim efikas nëse nuk ka staf të mjaftueshëm.
Gjatë vitit 2022 më shumë se 40 mijë infermierë braktisën vendet e punës. Dhe pse qeveria punëson staf të ri, pjesa më e madhe e tyre largohen pas pak muajsh.
Në thelb të këtij problemi janë paratë, pasi fondet nuk përputhen aspak me kërkesat për shërbimin. Investimet vlerësohen shumë të varfëra në krijimin e stafit, ndërtesat e reja dhe pajisjet. Të gjitha këto ndikojnë në kapacitetet e spitaleve për të trajtuar pacientët.
Menjëherë pasi konservatorët morën pushtetin në vitin 2010, ata ndoqën një politikë shtrënguese, duke kufizuar shpenzimet në një përpjekje të diskutueshme për të ulur borxhin publik. Të dhënat nga Fondacioni Shëndetësor tregojnë se Britania e Madhe ka shpenzuar rreth 20% më pak për person për shëndetin çdo vit sesa vendet e ngjashme evropiane gjatë dekadës së fundit.
Infermierët kanë mbajtur peshën kryesore të këtij kufizimi pagash. Paga e tyre është ngrirë për disa vite, duke gërryer fuqinë e tyre blerëse edhe pse kostoja e jetesës është rritur -- një situatë e përkeqësuar nga rritja e inflacionit të vitit të kaluar dhe rritja e faturave të energjisë. Për shumicën e infermierëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pagat reale kanë rënë me 20% që nga viti 2010.
Ndërsa listat e pritjes për operacione zgjaten gjithnjë e më shumë, një numër në rritje i pacientëve po paguajnë për shërbimet mjekësore nga xhepat e tyre, gjë që ka një efekt të thellë në natyrën e kujdesit shëndetësor në vend. Njerëzit që paguajnë vetë për trajtime u rritën me më shumë se 33% midis 2019 - ës dhe 2022 - shit.
Të tjerë pretendojnë se kriza aktuale pasqyron një shtysë të qeverisë konservatore për të privatizuar shërbimin, duke e zhvendosur atë në një model me pagesë. Qeveria ka pretenduar më parë se nuk do ta privatizojë kurrë dhe në një sondazh të vitit 2017, nëntë nga dhjetë persona ranë dakord që shërbimi shëndetësor duhet të financohet nga taksat, të jetë pa pagesë dhe të ofrojë kujdes të plotë për të gjithë qytetarët.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Vendet ku popullsia është në rënie. Shifrat në Europë dhe jo vetëm!
Popullsia e Kinës ra për herë të parë në më shumë se gjashtë dekada, sipas shifrave të publikuara të martën. Por nuk është e vetmja. Shumë vende, veçanërisht......

Nafta zgjeron fitimet, ngjitet në mbi 86 dollarë - Mbështetet nga heqja e kufizimeve në Kinë dhe nga dobësimi i dollarit
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak të optimizmit se rihapja e ekonomisë kineze do të......

Most Albanians are addicted to the Internet - On top are video calls and news reading, but also online shopping
Internet access in Albania has increased over the last year, with almost all Albanians now having the possibility to use it. 82.9% of citizens aged 16–74 use......

Euro ngjitet sërish në mbi 1.08 dollarë - Vendimi i Bankës së Japonisë rrëzon jenin me rreth 2%
Euro i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke u ngjitur sërish në mbi 1.08 në raport me dollarin amerikan dhe po qëndron pranë nivelit më të lartë......

Tregjet europiane, në performancë mikse - Investitorët, të paqartë mbi të ardhmen e ekonomisë globale
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë paqartësi mbi të ardhmen e ekonomisë, që do të jetë në fokus......

343 cases of counterfeiting of coins in 2022: The Bank of Albania sets an agreement with two institutions for the protection of lek and euro currencies
343 cases of currency fraud in our country have been registered through 2022. This is a decreasing figure according to the Bank of Albania, which signed a......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore përballë monedhës vendase!
Dollari amerikan ka rikuperuar sërish pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 106.9 lekë dhe është shitur me 108.1 lekë në raport me dje sipas kursit të......

BE shpall propozime të reja të gjelbra për të rivalizuar Aktin e Reduktimit të Inflacionit të Biden!
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha të martën se institucioni i saj po hartonte një ligj të ri që synon industritë e gjelbra të......