Shkencëtarët zhvillojnë grurin e modifikuar gjenetikisht që i reziston të nxehtit dhe thatësirës!

Gruri është një ushqim bazë për miliarda njerëz: fillimisht nga një zonë e vogël në Lindjen e Mesme, kultivimi i tij tani zë zona të gjera të të gjithë planetit. Por edhe ky drith është duke u përkulur ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe sa më shumë që Toka ngrohet, aq më shumë të korrat janë të pakta: sipas raportit të gjashtë të IPCC, temperaturat shumë të larta do të detyrojnë Europën Jugore të reduktojë me 50 % të korrat si p.sh. gruri, misri dhe panxhari i sheqerit.
Për të shpëtuar këto drithëra dhe për të qenë në gjendje që të ushqejnë banorët gjithnjë e më të shumtë të Tokës në të ardhmen, një grup studiuesish nga Qendra John Innes në Norwich (Angli) ka krijuar një seri varietetesh të modifikuara gjenetikisht të grurit për t'i rezistuar të nxehtit dhe thatësirës të cilat, sipas raportimeve të Guardian, do të testohen në Spanjë në javët në vijim.
Gruri është gjenetikisht shumë kompleks: ndryshe nga ne njerëzit, që kemi vetëm një gjenom, gruri i makaronave (gruri i fortë) ka dy dhe gruri i bukës (gruri i butë) madje ka tre. Për të ruajtur rendin, gruri ka një gjen stabilizues i cili ndan kromozomet e ndryshme në gjenomet e ndryshme: megjithatë, ky gjen ka edhe një funksion tjetër, atë të shtypjes së çdo shkëmbimi kromozomik me speciet e tjera të egra të grurit, duke i penguar gjenetistët të krijojnë varietete të reja me veti më të mira. . “Llojet e egra kanë karakteristika shumë të dobishme, si rezistenca ndaj nxehtësisë, sëmundjeve dhe kripësisë së tokës”, thotë Graham Moore, gjenetist i grurit në Qendrën John Innes.
Tani, më në fund, studiuesit në Qendrën John Innes kanë identifikuar gjenin ‘e mallkuar’, Zip4.5B, dhe kanë krijuar një version të modifikuar që lejon kromozomet të riorganizohen siç duhet, por nuk pengon krijimin e varianteve të reja me karakteristika të dobishme. "Ka të paktën 50 versione të Zip4.5B: tani do t'i testojmë në varietete të ndryshme të grurit që kemi prodhuar dhe do të shohim se cilat prej tyre i rezistojnë më mirë temperaturave të larta", përfundon Moore.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Zhdukja e 1.4 trilion dollarëve godet industrinë e kriptove në Davos, përveç rastit misterioz të makinës bitcoin portokalli!
Gjatë viteve të fundit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, numri i pjesëmarrësve në industrinë e kriptomonedhave ka pasur lulëzim. Por pas një......

Fenomeni/ Cilat janë vendet ku popullsia po ‘shuhet’ - Shumë arsye, por kryesorja: Gratë kanë vendosur të kenë më pak fëmijë
Popullsia e Kinës shënoi rënie për herë të parë në më shumë se gjashtë dekada, sipas të dhënave të publikuara një ditë më parë. Por nuk është vendi i vetëm që......

Turizmi i luksit/ Milano po përjeton moment lavdie - Rimëkëmbje e papritur pas pandemisë. Dhomat 1000 euro
Viti 2022 shënoi rimëkëmbjen e turizmit, në një kohë që qyteti italian i Milanos priti 6.7 milionë turistë. Një shifër e përafërt me rekordin e vitit 2019 para......

Super të pasurit bëjnë thirrje për taksën mbi pasurinë në Davos!
Aktori i Hulk, Mark Ruffalo dhe trashëgimtarja Abigail Disney po u bëjnë thirrje liderëve botërorë dhe ekspertëve të industrisë që të vendosin urgjentisht......

Shëndetësia në Britani ‘bie në koma’ - Java shënon protesta të reja të personelit mjekësor në vend
Dikur një nga më të vlerësuarit, aktualisht shërbimi shëndetësor në Britaninë e Madhe është në gjendje kritike. Kjo javë shënon protesta të reja nga......

Vendet ku popullsia është në rënie. Shifrat në Europë dhe jo vetëm!
Popullsia e Kinës ra për herë të parë në më shumë se gjashtë dekada, sipas shifrave të publikuara të martën. Por nuk është e vetmja. Shumë vende, veçanërisht......

Nafta zgjeron fitimet, ngjitet në mbi 86 dollarë - Mbështetet nga heqja e kufizimeve në Kinë dhe nga dobësimi i dollarit
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak të optimizmit se rihapja e ekonomisë kineze do të......

Most Albanians are addicted to the Internet - On top are video calls and news reading, but also online shopping
Internet access in Albania has increased over the last year, with almost all Albanians now having the possibility to use it. 82.9% of citizens aged 16–74 use......